INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi në DASH. 'Maxhoranca po kap drejtësinë, SHBA të na ndihmojë në luftën kundër drogës'

Kryemadhi në DASH. 'Maxhoranca po kap drejtësinë, SHBA të na ndihmojë në luftën kundër drogës'

Publikuar më: 11:27 07-12-2017

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA ku po zhvillon takime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kapja e drejtësisë dhe lufta kundër krimit dhe drogës ishin shqetësimet e ngritura nga kryetarja e LSI pranë DASH. Për këtë qëllim Monika Kryemadhi kërkoj mbështetjen e SHBA për ndalimin maxhorancës për të kapë drejtësinë.
Njoftimi i LSI:
“Kryemadhi në Departamentin Amerikan të Shtetit: " SHBA rol të pazëvendësueshëm për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca dhe luftën ndaj trafikut të drogës".
Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL), ishte një nga takimet tepër të rëndësishme që Kryetarja e LSI zhvilloi sot në Washington.
Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolworthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë.
U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia.
Znj. Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtësi, por ajo nënvizoji domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.
Ajo shprehu vullnetin e plotë për te bëre çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për te devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoji autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që keto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.
Znj. Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm.
Autoritetet Amerikane shprehën gatishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe ne përputhje me frymën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë.
Gjithashtu ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA-së në monitorimin dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementet terroriste të lidhura me të.
Ata falënderuan Znj. Kryemadhi për ekspozenë e gjerë dhe objektive që ajo u beri problemeve që përballet Shqipëria dhe konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm për këto probleme”.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824