INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur vesi i 'fatit' të bëhet mendimi i parë i ditës. Kur do jetë fundi i marrëzisë?

Kur vesi i 'fatit' të bëhet mendimi i parë i ditës. Kur do jetë fundi i marrëzisë?

Publikuar më: 18:04 16-10-2018

E nis me një skedinë, nesër një tjetër e pastaj dy e tre… derisa kjo të kthehet në mendimin e parë të ditës. Disa luajnë për t’u argëtuar, të tjerë për t’u identifikuar në shoqëri, një pjesë për të fituar ndërkohë që vesi i ka futur në kurth. Dëshira kthehet në nevojë dhe kontrolli bëhet i pamundur. Varësinë nga lojërat e fatit Shoqata Amerikane e Mjekëve Psikiatër e ka cilësuar sëmundje që në vitin 1980, ndërsa mjekët psikiatër shpjegojnë se kur një person cilësohet i varur, bën dhe çmenduri, aq sa të shesë gjithçka. Për ta loja e fatit është kthyer në qëllimin kryesor të jëtës. Kur në një mënyrë këta individë bëjnë këtë sjelljë dhe nuk i shqëtëson fakti që po rrënojnë ekonomikisht veten, ata bëhën problematikë në familje, punë e shoqëri. Ndjehen të stepur për tu tërhequr nga kjo sjellje, por duke qenë se janë të varur dhe nuk mund ta lënë këtë sjellje, ata rikthehen përsëri.
Të ardhurat e kompanive të lojërave të fatit kanë shënuar rritje nga viti në vit gjë që e tregon edhe për përdorimin e tyre nga qytetarët. Por sa shpenzojnë shqiptarët nga ky ves? Plot 130 milionë euro në vit. Kaq ishte qarkullimi vjetor i kazinove dhe basteve sportive në vitin 2017.
Thuajse pësë vjet nga operacioni “Fundi i Marrëzisë” të tjera ndryshime ligjore shkojnë në parlament. Por për të parë këtë hëre nëse do të jetë fundi i marrëzisë, duhet të presim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881