INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush bërtet se na ka rrethuar Europa?

Kush bërtet se na ka rrethuar Europa?

Publikuar më: 11:34 16-05-2018

Shihni përkthimet e autorëve europianë në shqip, dhe do të konstatoni izolimin tonë letrar.

Shihni sa filma të rinj europian shfaqen në kinematë dhe televizionet tona dhe do të shihni izolimin tonë në kinematografi.

Shihni sa grupe artistike dhe muzikore vijnë në Shqipëri për koncerte në muaj, dhe do të shihni si na kanë izoluar në muzikë.

Shihni sa universitete europiane të vërteta, ardhur nga Perëndimi, funksionojnë në Shqipëri, dhe do të shihni izolimin tonë në arsim.

Shihni sa biznese prodhuese europiane kanë logot e tyre në Shqipëri dhe do të shihni izolimin tonë në sistemin prodhues dhe të shërbimeve nga Europa.

Antieuropianizmi lokal shitet si komplot europiano-perëndimor, madje me përmasa sioniste, ndaj Shqipërisë.

Gjithçka për t'i shplarë trutë popullsisë, opinionit publik të brendshëm, ndërkohë që masa pafund të rinjsh nisen për në Europë për të rifilluar jetën e tyre atje, e kombi plaket, rrudhet, dobësohet.

Me leje të posaçme nga Artan Fuga. 

Article Logic
Execution time: 0.0018429756164551