INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është reperi që i thur elozhe Unikkatilit dhe nga ana tjetër bën foto duke u kapur në qafë me Noizyn! [VIDEO]

Ky është reperi që i thur elozhe Unikkatilit dhe nga ana tjetër bën foto duke u kapur në qafë me Noizyn! [VIDEO]

Publikuar më: 20:11 14-11-2017

Besoj se të gjithë e dini se Noizy dhe Unikkatili nuk i kanë shumë të mira marrëdhëniet me njëri-tjetrin. A e dini se kush është reperi që i thur elozhe Unikkatilit dhe nga ana tjetër del në foto duke u kapur në qafë me Noizyn?

Me siguri nuk e dini! Në fakt është një reper jo shumë i njohur në showbizin shqiptar. Së fundmi ka publikuar një këngë, e cila në fakt ka pasur goxha sukses. “Medelina” është ndër këngët e repertorit të tij e cila i ka kaluar mbi 3 milion klikime në youtube.

Pikërisht në këtë këngë Saimiri ose S4MM(emri i artit),  ka thënë: “Skom kajt kur ka dek Tupaki garant kom me kajt kur ka me dek Katili”, këtë pjesë mund ta dëgjoni në minutën 00:47, shkruan In Tv.

Si ka mundësi vallë që një reper që “dashuron” Unikkatilin, të rrijë edhe me Noizyn? Mos ndoshta marrëdhëniet mes dy reperve shqiptare Unikkatil-Noizy kanë filluar të ngrohen?

Këtë nuk mund ta themi me siguri! Gjithsesi i urojmë suksese të mëtejshme Saimirit!

Për më shumë ndiqni sekondën e 47 të këngës së S4MM:

 

Article Logic
Execution time: 0.00344705581665
array(1) { ["section"]=> string(115) "ky-eshte-reperi-qe-i-thur-elozhe-unikkatilit-dhe-nga-ana-tjeter-ben-foto-duke-u-kapur-ne-qafe-me-noizyn-video-41954" }