INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner thyen heshtjen, flet për herë të parë për tradhtinë e shoqes së ngushtë me të dashurin e motrës së saj [FOTO]

Kylie Jenner thyen heshtjen, flet për herë të parë për tradhtinë e shoqes së ngushtë me të dashurin e motrës së saj [FOTO]

Publikuar më: 18:10 24-05-2019

Kylie Jenner ka thyer heshtjen në lidhje me skandalin e tradhtisë së shoqes së saj të ngushtë Jordyn Woods në episodin e fundit të KUWTK. Episodi i ardhshëm Keeping Up With The Kardashians do të trajtojë tradhtinë e Jordyn me të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson. Woods, e cila ka qenë prej shumë vitesh shoqe e ngushtë e miliardes, u kap mat me të dashurin e Khloe. Ndërsa Khloe dhe Jordyn folën shumë për dramën, Kylie qëndroi në heshtje që kur doli lajmi. Dhe në një video promovuese të episodit, zbulohet momentin kur Kylie i thotë nënës së saj, Kris se: "Jordyn e dreqosi punën."
Promo e episodit është jashtëzakonisht dramatike, ndërsa Kris dëgjohet duke thënë: "Kjo do të ndryshojë marrëdhëniet e tyre përgjithmonë", duke iu referuar Kylie dhe Jordan. Më pas iu drejtuar Kylie: "Për ty dhe Jordyn, është si një divorc."

“As nuk e di nëse duhet t’ju them këtë”, thotë një zë, që duket se është Larsa Pippen, në telefon. “Këmbët e saj ishin si në mes të këmbëve të tij”, një tjetër zë i thotë Khloe, në telefon ndërsa dëgjon duke fshirë lotët. Kylie pastaj mund të dëgjohet duke qarë në telefon dhe thotë: "Pamja në sytë e saj, ajo me të vërtetë po e vuan këtë gjë."
Është e qartë se ajo merr anën e motrës së saj në të gjithë dramën, duke i thënë Khloe: "Ti e di, unë të dua."

17-index-tristan-jordyn-kylie-1550682321.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0069689750671387
    array(1) { ["section"]=> string(125) "kylie-jenner-thyen-heshtjen-flet-per-here-te-pare-per-tradhtine-e-shoqes-se-ngushte-me-te-dashurin-e-motres-se-saj-foto-94591" }