INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohen prej ditës së djeshme, gjyshi i kërkon ndihmë policisë për dy të miturit

Largohen prej ditës së djeshme, gjyshi i kërkon ndihmë policisë për dy të miturit

Publikuar më: 17:45 16-10-2018

Dy fëmijë, minorene, të moshës 11 dhe 13 vjeç, janë larguar nga banesa e tyre në Kamëz, Tiranë. Këtë ngjarje e ka bërë të ditur për policinë gjyshi i tyre ditën e djeshme.

Mësohet se i moshuari me inicialet N.S, banues në Kamëz, ka kallëzuar në Polici se i janë larguar nga banesa dy nipërit e mitur, me inicialet S.S dhe E.S, respektivisht 13 e 11 vjeç.

Policia ka nisur menjëherë punën për gjetjen e tyre, ndërkohë ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0031650066375732