INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Larje hesapesh për drogë e prostitucion, vritet një shqiptar në Athinë

Larje hesapesh për drogë e prostitucion, vritet një shqiptar në Athinë

Publikuar më: 10:36 13-12-2018

Një shtetas shqiptar është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Athinë.

Siç bëjnë me dije mediat greke, viktima është një shtetas 44-vjeçar, identiteti ende nuk është zbuluar.

Ai ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti 23”, kur edhe u qëllua me breshëri automatiku nga dy persona me motoçikletë. Ata e kanë qëlluar në kokë dhe gjoks, duke i shkaktuar vdekje të menjhërshme. Paraprakisht policia ka reportuar se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës që operojnë në zonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207