INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lazerët zgjojnë kujtimet! Një shpresë për të sëmurët me alzheimer

Publikuar më: 12:33 11-02-2019

Lazerët mund të rizgjojnë kujtimet e humbura tek të sëmurët me alzheimer. Sipas një studimi të disa shkencëtarëve nga Universiteti i Columbias, kujtimet në fakt nuk zhduken, thjesht bëhet më e vështirë që të arrish deri tek ato.

Kërkuesit morën dy grupe minjsh. Një me prirje për sëmundje të tilla e tjetri jo dhe pas testeve të memories, zbuluan se neuronet e lidhura me kujtesën arrijnë të stimulohen me lazer duke risjellë në mendje informacione që konsideroheshin të zhdukura.

Eksperimenti ushqen shpresat se metoda mund të funksionojë edhe mbi të sëmurët me alzheimer, për të cilët deri tani mendohej se sëmundja ua fshinte krejtësisht kujtimet. Por të dhënat e reja tregojnë se kujtimet e humbura mund të rizgjohen përmes aktivizimit artificial të neuroneve ku ato janë depozituar.

Alzheimeri është një sëmundje progresive e trurit që prek zakonisht personat e moshës së mesme apo të thyer, duke i shkatërruar kujtesën dhe funksione të tjera bazike. Edhe pse ilaçet mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës, për alzheimer-in nuk ka shërim të plotë.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0026950836181641
    array(1) { ["section"]=> string(70) "lazeret-zgjojne-kujtimet-nje-shprese-per-te-semuret-me-alzheimer-86688" }