INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizje të bujshme në tregun mediatik. Televizioni i ri rekruton emra të njohur të gazetarisë

Lëvizje të bujshme në tregun mediatik. Televizioni i ri rekruton emra të njohur të gazetarisë

Publikuar më: 14:36 12-07-2018

Lëvizjet e gazetarëve janë kthyer tashmë si në merkatot e futbollit. Përmbyllja e sezoneve çel negociatat mes gazetarëve dhe pronarëve të medieve. Newsbomb.al mëson se kanali i ri televiziv A2, me investitor Bashkim Ulajn i cili ka sjellë në Shqipëri simotrën e CNN, ka “rekrutuar” një pjesë të mirë të emrave të gazetarisë televizive. Burimet thonë se Endri Xhafo dhe Juli Krisafi shkojnë te CNN. Xhafo që prej 25 majit ka dhënë dorëheqjen nga gjiganti mediatik Top Channel, por i pyetur nga newsbomb.al nëse e ka përmbyllur gjithçka me CNN, gazetari tha “Jo”. Megjithatë nuk mohon se ka marrë një ofertë. Edhe Denisa Pasholli, spikerja e Top Channel, ka dhënë dorëheqjen nga ky televizion. Edhe gazetarja Ina Qirjo lë televizionin News 24 dhe shkon në CNN. Po kështu edhe spikerja simpatike e ABC News Viol Xhafaj mësohet se është duke negociuar për t’u atashuar pranë CNN. Gjithashtu spikerja e lajmeve Alba Alishani pritet të lërë Ora News për t’u bërë pjesë e televizionit të ri.

Marrë nga: Newsbomb.al

 http://www.newsbomb.al/celet-merkatoja-mediatike-levizje-te-bujshme-gazetaresh-telvizioni-i-ri-i-rekrtuon-emrat-127643

 

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887