INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lobimi i Ramës në Gjermani: Mos na ktheni shpinën, stabiliteti i rajonit në rrezik

Lobimi i Ramës në Gjermani: Mos na ktheni shpinën, stabiliteti i rajonit në rrezik

Publikuar më: 18:50 25-04-2018

Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje takimit të kryeministrit shqiptar me kancelarin gjermane Angela Merkel. “Duke mohuar mundësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mund të ushqeni radikalizimin musliman në rajonin ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama. Reuters shkruan se “Rama shkoi në Berlin për të lobuar për hapjen e bisedimeve të pranimit, pasi Komisioni Evropian dha javën e shkuar rekomandimin. “Përpara takimit me kancelaren Angela Merkel, Rama paralajmëroi se Rusia po ashtu synonte radikalizimin e myslimanëve të Shqipërisë dhe i kërkoi BE të mos "lënë hapësirë që të mbushen nga vendet e tjera".

reuters.png

Më tej kjo media shkruan se “Ekzekutivi i BE-së është i gatshëm të ofrojë perspektivën e anëtarësimit në gjashtë shtete të Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë, duke u përpjekur të luftojnë rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon. Shefi ekzekutiv i BE, Jean-Claude Juncker, tha javën e kaluar se blloku duhet të pranonte anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të shmangur rrezikun e një lufte të re atje”. Ndërkohë lajmi ka gjetur pasqyrim edhe në mediet turke. “Haber. Com” shkruan se “Kancelarja gjermane Merkel mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë”.
“Angela Merkel thotë se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor varet nga përparimi i mjaftueshëm në reformat politike. Kancelarja Angela Merkel i kërkoi Shqipërisë të mërkurën të forcojë sundimin e ligjit dhe të parandalojë korrupsionin në mënyrë që të bindë vendet anëtare të BE për të hapur bisedimet e anëtarësimit me vendin ballkanik”-citon “Haber”.

haber.png

Më tej media turke shkruan se Berlini do ta shqyrtoj në javët e ardhshme vendimin. Duke folur në një konferencë të përbashkët të shtypit me Kryeministrin Edi Rama në Berlin, Merkel tha se krerët e BE do të shqyrtojnë përparimin e Shqipërisë në javët e ardhshme. "Siç e dini, Komisioni Europian rekomandoi në 17 prill fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ne do ta diskutojmë këtë në Këshillin Evropian në fund të qershorit," tha ajo. “Merkel vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me BE. Ajo tha se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë reformat dhe zbatimin e tyre për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”-shkruan “Haber”.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021