INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana bën bilancin e dy kombëtareve: ‘’Kosova ka mundësinë e artë, që Shqipëria nuk e arriti për 80 vite...’’

Lorik Cana bën bilancin e dy kombëtareve: ‘’Kosova ka mundësinë e artë, që Shqipëria nuk e arriti për 80 vite...’’

Publikuar më: 17:56 22-01-2019

Edhe pse i dorëhequr, Lorik Cana nuk ndahet kurrë nuk nga futbolli. Tashmë ai po vazhdon një seri aktivitetesh jashtë fushës së lojës ,por të ndërlidhura me të, ku e fundit është ajo e një kursi formimi si drejtor sportiv.

Ish-kapiteni i Kombëtares ka dhënë edhe disa deklarata për “RTV Dukagjini”. Ai ka komentuar ecurinë e Panuçi-t dhe atë të kombëtares së Kosovës.

“Kur merr drejtimin e një kombëtareje, që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, pra ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë ta mbash atë nivel. Panuçi është i ri si trajner dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese.

Ta gjykojmë në fund të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”. u shpreh Cana.

Përsa i përket kombëtares së Kosovës, Cana është shprehur se kjo kombëtare ka mundësinë e artë që Shqipëria nuk e pati për 80 vite:

“Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, duke njohur rivalët e grupit, do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar. Megjithatë, ka një mundësi të artë që të shkojë në gjysmëfinale të një kompeticioni, aty ku kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur për 80 vite”. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916