INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama sulmon Hahn: 'Personazh i ERTV-së, që duartroket fasadat'

Luan Rama sulmon Hahn: 'Personazh i ERTV-së, që duartroket fasadat'

Publikuar më: 14:52 21-07-2018

Deputeti i LSI, Luan Rama ka sulmuar ashpër komisionerin Hahn duke e cilësuar atë si një personazh të ERTV-së.

Madje akuzat e tij vijojnë dhe me tej duke deklaruar se komisionari Hahn po përdoret si dordolec nga qeveria për të duartrokitur fasadën që i serviret.

"Po të paktën mirë që kemi komisionarin për zgjerimin, atë Hahn-in e Europës që vjen e shkon e prapë vjen! Si personazh i ERTV-së. Vjen e na flet i keqpërdorur paturpësisht si dordolecët e bahçeve të fshatarëve!

Sa e neveritshme kjo fasadë turpi!

Ah, po, se për pak harrova! Shqipëria ka edhe President, ka edhe Kryeministër, ka edhe qeveri e parlament, ka edhe komisione vettingu, në shumicën e tyre të mbushur me të paaftë!", deklaron Luan Rama


Deklarata e Plotë

Drejtësia peng, shteti ne prag të rënies!
Është e turpshme! Është skandaloze!
Shqipëria anëtare e NATO-s e me shpresën varur në dyert e BE-së, në pritje të çeljes së bisedimeve për të ecur më tej ose jo, po bën “reformë drejtësie”, por ka mbetur pa sistem drejtësie! Ka bërë “reformë kushtetuese”, por me Kushtetutën gjithë arna e që nuk e zbaton askush!
Po të paktën mirë që kemi komisionerin për zgjerimin , atë Hahn-in e Europës që vjen e shkon e prapë vjen! Si personazh i ERTV-së. Vjen e na flet i keqpërdorur paturpësisht si dordolecët e bahçeve të fshatarëve!
Sa e neveritshme kjo fasadë turpi!
Ah, po, se për pak harrova! Shqipëria ka edhe President, ka edhe Kryeministër, ka edhe qeveri e parlament, ka edhe komisione vetingu, në shumicën e tyre të mbushur me të paaftë!
Por ka mbetur pa gjykata; pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe me gjykatat e tjera drejt bllokimit!
Shteti i së drejtës nuk është më, tani as formalisht të paktë!
Drejtësia është marrë peng e shteti është në kolaps!
Shteti është në prag të rënies, e askush nuk jep alarmin!
E përse? Për çfarë na duhet shteti? Po gjykatat përse na duhen?
Po shteti i të drejtës e demokracia përse na vlejnë, kur kemi Hahn-in që na përgëzon për reformën në drejtësi, ani pse në Shqipëri nuk ka drejtësi?!
Por ama ka EURALIUS, ka edhe ekspertë të nivelit të lartë, që tani duhet të na mësojnë se si do të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese, se si do të zgjidhet problemi i Gjykatës së Lartë apo edhe i gjykatave të tjera, që po rrokullisen drejt bllokimit e mosfunksionimit!
Shqipëria për fat të keq, përsëri turpi i Europës!

Article Logic
Execution time: 0.0043480396270752