INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha gabon sërish me datat. Rama nuk e fal, i publikon videon në Twitter [VIDEO]

Lulzim Basha gabon sërish me datat. Rama nuk e fal, i publikon videon në Twitter [VIDEO]

Publikuar më: 17:38 28-11-2018

Numrat jo vetëm nuk janë pika e fortë e Lulzim Bashës, por shpesh ai është komentuar në publik për shkak të gafave me to. Edhe sot kreu i PD Lulzim Basha gaboi, e madje u duk se konfuzioni i datave duket se e hutoi.
Lulzim Basha:
“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444”.
E kjo nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Rama, teksa publikoi në rrjet këtë gabim, bëri dhe këtë koment.
Edi Rama:
“Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s'e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444?Flm që na bën të qeshim?”

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615