10 yjet më të ndjekura në Instagram për 2016-ën

Jan 02, 2017

Po këtë vit kush do kryesojë?

Në vitin 2016 një prej trendeve më të mëdha mbeti Instagrami. Rrjeti social që ka pësuar evoluim gjatë këtij viti pritet të kalojë nëpër fazë të njëjtë edhe në vitin 2017. Me këtë, kanë evoluar edhe të famshmit nga anë e mbanë bota, të cilët kanë rritur ndjeshëm numrin e ndjekësve të tyre. Absolutisht ylli më i madh në Instagram është Selena Gomez me 103 milionë ndjekës. Ajo pasohet nga Taylor Swift që ka 10 më pak, ndjekur nga Ariana Grande që gjendet aty pranë. Me vetëm 500 mijë më pak është aty pari Beyonce, kurse Kim Kardashiain ka më pak se një milion ndjekës më pak se Beyonce. Më i ndjekuri nga meshkujt është Cristiano Ronaldo me 82.3 milionë ndjekës, pasuar nga Kylie Jenner në vendin e shtatë. Listën e mbyll Kendall Jenner me 68.9 milionë ndjekës në Instagram.

 

Top 10 yjet më të ndjekura në Instagram:

1. Selena Gomez (@selenagomez) – 103 milionë ndjekës
2. Taylor Swift (@taylorswift) – 93.6 milionë ndjekës
3. Ariana Grande (@arianagrande) – 89.6 milionë ndjekës
4. Beyoncé (@beyonce) – 88.9 milionë ndjekës
5. Kim Kardashian (@kimkardashian) – 87.8 milionë ndjekës
6. Cristiano Ronaldo (@cristiano) – 82.3 milionë ndjekës
7. Kylie Jenner (@kyliejenner) – 79.5 milionë ndjekës
8. Dwayne Johnson (@therock) – 71 milionë ndjekës
9. Nicki Minaj (@nickiminaj) – 69 milionë ndjekës
10. Kendall Jenner (@kendalljenner) – 68.9 milionë ndjekës

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll