Çfarë të bëni pas një ndarjeje? Ja çfarë thotë shkenca

Aug 10, 2017

Dashuria mendohet si gjёja mё e madhe nё botё- deri nё momentin qё përfundon. Kur kjo ndodh kur ne ndalojmё sё funksionuari me kapacitetin tonё maksimal. Humbasim motivimin, i quajmё sfidat e pakapërcyeshme dhe ndonjëherë ndihemi sikur nuk do tё dashurojmё pёrsёri. Për fat të mirë, disa studime kanë zbuluar rrënjën se si ndarjet thjesht asimilohen prej nesh dhe me kalimin e kohёs treten nga jeta jonё - dhe çfarë ju mund të bëni në lidhje me kёtë.

Nuk ka rëndësi në qoftë se ju kanё lёnё apo keni lёnё dikё - njerëzit priren të kenë modele shumë të ngjashme, kur bёhet fjalё pёr humbjen , pavarësisht nga këndvështrimi ynë. Disa ndarje mund tё jenё mё tё vёshtira se disa tё tjera ,por një sёrё studimesh tregojnë se truri ynё priret tё na pёshtjellojё nё disa mënyra shumë të veçanta dhe njёkohёsisht të përbashkëta. Në këtë shkrim, ne do të hedhim një vështrim në shkencën psikologjike qё qёndron pas ndarjeve si dhe të marrim disa këshilla ekspertёsh nga terapisti i familjes dhe i marrëdhënieve, Roger Gil, pёr tju ndihmuar ju tё ecni para.

Ju jeni i ndёrtuar biologjikisht pёr tё ndier frikёn e refuzimit

Sipas Shkencёs
Askush nuk e pëlqen refuzimin dhe jo vetëm për shkak se ai ёshtё i dhimbshёm. Shumë vite më parë, refuzimi nga njerëzit dhe shokët tuaj shpesh nënkuptonte vdekjen. Nëse ju dёbonin nga fisi juaj, atёherё ju duhet tia dilnit vetё mbanё. Pak njerёz arrinin tё mbijetonin nga ky refuzim. Në ditët e sotme, ne e dimë se mospranimi social nuk ёshtё i barabartё me dënimin me vdekje, por ndonёse trupi manifeston dhimbje, organet tona kane edhe njё reagim pozitiv gjithashtu. Një studim i kryer nga Universiteti i Amsterdamit vendosi tё vёzhgojё reagimin fizik qё pёson trupi i njeriut , kur pёrballet me njё refuzim tё papritur. Pёr koeçindencё, ajo ndikon në zemrat tona.

Pjesëmarrësit nё studim u prezantuan me një numёr fytyrash të panjohura dhe iu kërkua që të parashikonin nëse ata do të pёlqeheshin nga personi tjetër. Pas çdo gjykimi, pjesëmarrësve iu pёrcoll reagimi i personit që ata kishin parё, nёse ai i kishte pranuar ose refuzuar ata. Dhёnia e pёrgjigjes ishte e lidhur me ngadalësimin e ritmit tё rrahjeve tё zemrës dhe një kthim në normalitet, qё vonohej nё mёnyrё tё konsiderueshme kur pёrgjigjia ishte refuzuese. Rezultatet tona tregojnë se përpunimi i refuzimit të papritur shoqëror është i lidhur me një reagim të konsiderueshёm të sistemit nervor parasimpatik.
Për ta shpjeguar nё terma mё tё thjeshtё, sistemi nervor parasimpatik, trajton shumicёn e aktivitetit qё kryen trupi ynё, pa patur nevojё pёr ndёrhyrjen tonё. Kjo përfshin zgjimin seksual (eksitimin), tretjen dhe rregullimin e funksionimit tё organeve të brendshme (si zemrën tuaj) midis të tjerash. Kur pjesëmarrësit e studimit u ndien tё refuzuar, ritmi i rrahjes sё zemrës u ngadalësua për njё farё kohë. Efekti ishte edhe më i theksuar kur refuzimi ishte e papritur dhe kjo ndodhi edhe në rastet kur pjesëmarrësi kishte frikë se mund tё refuzohej.

Çfarë mund të bëni
Duke qenё se kemi këtë reagim nga trupi ynë, ne priremi ta ekzagjerojmë dёmin aktual qё na shkakton refuzimi. Ndonёse fundi i një marrëdhënieje të rëndësishme është vёrtet i konsiderueshёm, ai ndikon vetëm një pjesë tё jetës sonë. Megjithatë, ne ende kemi një tendencë ta ekzagjerojmë realitetin, sepse mund ta ndiejmё refuzimin vërtetë në zemrat tona, pavarësisht nga situata. Roger ofron disa sugjerime për të rregulluar dëmin qё ka shkaktuar ky lloj reagimi .

Së pari, një person ka nevojë tё bёjё një “përzgjedhje emocionale" para se të përpiqet të pёrpunojё refuzimin. Kjo do të thotë se ata duhet të identifikojnë mbështetjet emocionale dhe mënyrat për ta mbajtur veten e zёnё me diçka interesante, ndërsa janё tё tronditur nga humbja dhe refuzimi. Mund tё duhen disa ditё apo muaj pёr tё harruar ndjesinё e refuzimit, prandaj personi duhet ti japё vetes kohё tё mjaftueshme pёr tё lejuar dhimbjen e menjëhershëm të humbjes të largohet nga jeta e tij. Ndërkohë, është normale qё tё vajtojё humbjen e marrëdhënies tek miqtё e tij mё tё ngushtё ose te familja, vetëm të jetë i sigurt për të shmangur sjelljet jo te shёndetshme, si alkoolizmin, impulsivitetin seksual, shpenzimet e tepёrta apo imoralitetin

Për shkak të kёtij reagimi fizik, shumë prej nesh kanë tendencë tu drejtohen atyre sjelljeve mpirёse, për të shmangur atë që nё të vërtetë ndiejmё. Kur emocionet manifestohen në trupat tanë, efektet e tyre mund të jenë shumë të fuqishme. Mos harroni se ndonёse ju nuk mund ti kontrolloni këto ndjenja, ju keni nё dorё sesi ti pёrgjigjeni atyre. Kini parasysh se njё pjesë e asaj që ju ndjeni ndodh automatikisht dhe duhen përpjekje të madhe për tu sjellё me pёrgjegjshmёri, ndryshe nga ajo qё ju nxisin emocionet tuaja tё bёni.

Ju jeni i varur nga dashuria dhe tё mirat e marrёdhёnies.

Sipas Shkencёs
Kur ju dashuroni dikë, ju e pёrfshini atё nё çdo ditё tё jetёs suaj. Ju mendoni vazhdimisht pёr tё, ai ju ndihmon nё çёshtje tё ndryshme dhe ai thjesht ekziston bashkё me ju. Kur e gjithё kjo zhduket papritmas, ju ndiheni tё humbur, sepse nё tё vёrtetё keni humbur diçka shumё tё rёndёsishme. Për shembull, nëse ish-partneri juaj gjithmonë lante enët, duke i larё tashmё vetё, do tё ndiheni mё i rёnduar se kurrё dhe do tё jeni i stёrlodhur pёrtej dhimbjes sё ndarjes.

Ju do të ndiheni sikur nuk mund ti kryeni disa detyra të tjera të caktuara, për shkak se ish partneri juaj ju ndihmonte vazhdimisht me to. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni i ngathët dhe i pavlefshёm, duke qenё se, pёrpos trishtimit ekzistuese nga humbja e dikujt qё doni, ju nuk mund të bёni as detyrat e përditshme, që kurrë nuk kanë qenë një problem në të kaluarën.

Nëse kjo tingëllon keq, Universiteti i Stony Brook ka realizuar një studim që zbuloi se situata është në fakt më keq. Ata krahasuan trurin e njerëzve tё dashuruar dhe atyre që kishin humbur tё dashurin, kohët e fundit, me trurin e njerёzve tё droguar. Zbulimi ishte tronditёs:
Rezultatet e studimit treguan se truri i njё tё refuzuari nё dashuri dhe truri i njё pёrdoruesi kokaine, kanё disa ndёrlidhje nervore tё pёrbashkёta.

Gjetjet janë në përputhje me hipotezën se refuzimi romantik është një formë specifike e varësisë (Fisher 2004). Perspektiva se refuzimi në dashuri përfshin sistemin e shpërblimit pёr fitimin / humbjen, i cili ёshtё thelbёsor për mbijetesën, na ndihmon për të shpjeguar se pse ndjenjat dhe sjelljet qё lidhen me refuzimin romantik, janë të vështira për tu kontrolluar. Kjo na ilustron pasqyrën ndër-kulturore tё shkallёs sё lartё tё vrasjeve, vetëvrasjeve dhe depresionit klinik tё lidhur me refuzimin në dashuri

Çfarë mund të bëni
Pra, nëse ju luftojnë për të kapërcyer tё mirat e dashurisë, sepse në të vërtetë jeni të varur nga to, si mund të ecni pёrpara? Roger sugjeron disa alternativa:

Kjo varet nga natyra e veprimit që ju do tё bёni nё mungesë tё ish partnerit tuaj. Për shembull, nëse i referohemi çështjeve financiare apo detyra të shtёpisё, atëherë nuk ka asnjë mënyrë e lehtë për të marrë pёrsipёr zakonin e rimarrjes sё përgjegjësi. Nëse detyrat nxjerrin nё pah dhimbjen, atëherë person ka për të dhënë vetes leje për të qarë apo pёr tё përjetuar ndonjë zemërimin shpёrthyes.

Gjithashtu mund tё jetё ndihmuese, në qoftë se personi përpiqet të riorganizojё dhe tё marrё pёrsipёr gjërat qё bёnte partneri, duke thënë vetes se kjo është njё mёnyrё pёr tё rifituar pavarësinë e tij dhe fillimi i procesit të shërimit.
Ju do të ndiheni i palumtur, kur tё hasni detyrat që ish partneri juaj bёnte pёr tju ndihmuar . Nuk mund ta shmangni kёtё. Por ju mund ta kaloni kёtё, duke i lejuar miqtё tuaj tju ndihmojnё. Duhet kohё, por ju do ta lini pas tё kaluarёn, shumë më të shpejtë me një përpjekje të vogël të përbashkët.


Sa mё shumë dёshtojnё marrëdhëniet tuaja, aq mё pak mendoni ju se do tё kenё sukses mё vonё.

Sipas Shkencёs
Ndonёse ju nuk doni qё ta cilёsoni njё marrёdhёnie si një dështim, vetëm për shkak se ajo përfundoi, sepse ju keni kaluar shumё vite të lumtura, para se gjërat tё shkonin keq, me shumë gjasa ju do ta etiketoni atё tё tillё. Ne e kemi shumё tё vështirë të pranojmë se kemi patur sukses në ndonjё nivel, nëse diçka mbaron në kushte të këqija. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, sa më shumë tё "dështojmë", aq mё pak besojmё nё aftësinë tonë. Qëllimi pёr tё gjetur dashurinë fillon të duket i pamundur, sa mё shumё humbje tё pёsojmё.

Një studim i kryer në Universitetin Purdue nga Jessica Witt dhe Travis Dorsche e trajtoi këtë problem në një mënyrë tjetër. Ata matёn vështirësinë e perceptuar të lojtarëve të futbollit dhe performancën e golave tё tyre në terren.

Pjesëmarrësit të cilët realizuan gjuajtje më të suksesshme, i perceptuan shtyllat e portёs sё fushёs me larg dhe perceptuan traversёn e portёs mё afёr, në krahasim me pjesëmarrësit të cilët e bёnё mё pak gjuajtje. Nё mёnyrё interesante, rezultatet aktuale tregojnë efektet perceptuese në lidhje me performancёn, vetëm pasi gjuajnё topin e futbollit, jo para gjuajtjes.

Gjetjet gjithashtu treguan se llojet e gabimeve të performancёs, ndikuan nё aspekte të veçanta të perceptimit. Sa më shumë gjuajtje tё dilnin huq, majtas apo djathtas objektivit, aq mё e ngushtë dukej porta e fushёs. Sa më shumë gjuajtje tё humbisnin, shumё pranё objektivit, aq mё e gjerё dukej hapёsira e portёs. Kёto rezultate tregojnë se performanca është një faktor i rёndёsishёm në perceptimin e madhësisë.

Si lidhet kjo me dashurinё e humbur? Dështimi në çdo gjë i bën sfidat të duket shumë më të pakapërcyeshme. Kur ne dёshtojmё, bindim veten se kemi një detyrë të vështirë në dorë. Kjo mund të na çojë në një rreth vicioz, ku ne vazhdojmë të dështojë, sepse besojmë se kemi shumё pak shanse pёr tё patur sukses.

Çfarë mund të bëni ?
Në mënyrë që të vazhdoni ta kёrkoni dashurinё, edhe pas njё ndarje romantike, ky rreth vicioz duhet tё prishet. Roger sugjeron qё ta shikoni problemin si njё mundёsi pёr tu pёrmirёsuar:

Kur ka shumё marrёdhёnie “ tё ndёrprera” unё i kёshilloj klientёt e mi qё tё shqyrtojnё pikat e pёrbashkёta qё mund tё kenё kёto marrёdhёnie me njёra tjetrёn. Zakonisht ajo qё ёshtё pika e pёrbashkёt mes kёtyre marrёdhёnieve ёshtё : personi vetё.

Kjo na drejton qё tё punohet me kёtё person dhe tё bёhet “personi i duhur” pёr marrёdhёniet e ardhshme dhe jo tё kёrkojё personin e “duhur”. Pse? Sepse janё zakonisht kёta persona qё zgjedhin njerёz tё gabuar ose qёndrojnё nё lidhje jo tё shёndetshme.”Ju ka tradhёtuar ish i dashuri juaj?” Problemi i tij!" “Jeni tradhёtuar nga disa prej ish tё dashurve tuaj?” Atёherё ka diçka qё ju shtyn drejt kёtyre njerёzve. Duke punuar intensivisht në çështjet tuaja, ju do tё zhvilloni cilësitë dhe aftësitë që do tju bëjnë më tërheqës dhe emocionalisht të shëndetshëm.

Roger mendon se vetë- përmirësimi është vetëm hapi i parë. Ai krijon themelin për të lëvizur përpara, por ju ende duhet të punoni për të bindur veten se ju mund ta gjeni dashurinë përsëri:
Pasi të keni filluar tё punoni me veten tuaj, atëherë ju mund të punoni pёr të bindur veten se një marrëdhënie e shëndetshme është me të vërtetë e mundur. Pse? Sepse ju jeni mё i shëndetshëm (emocionalisht) se më parë. Ju gjithashtu keni një kuptim (shpresojmë) më të mirë për të identifikuar partnerёt e “papёrshtatshёm” dhe personat e duhur pёr tё patur njё marrёdhёnie tё qёndrueshme.

Me fjalë të tjera, ju jeni duke mësuar si tё bёheni njё kёrcimtar i mirё, kështu që nuk duhet tё frikësoheni pёr tё dalё nё pistёn e vallёzimit.
Ndërtimi i besimit kёrkon shumё punё dhe nuk mund tё ndodhё brenda natёs. Rrethojeni veten me njerëz të mirë që kujdesen për ju, në mënyrë qё të mos harroni sesa rёndёsi keni si njeri. Lejoi ata t’ju mbështesin, ndёrkohё qё jeni duke e marrё me veten tuaj. Ndonёse ju mund të ndiheni i shkatërruar dhe të keni njё imazh tё tmerrshëm tё vetes, kujtohuni qё kёshtu mund tё jeni ndier edhe kur keni qenё ne ditё tё mira.

Trishtimi vetëm sa ju tregon për problemin që ju nuk e kishit vёnё re mё parё. Në një mënyrë, kjo është më mirë, pasi ju mund tё merreni vetёm me çёshtjet qё i dini se ekzistojnё.

Ju jeni i lidhur pёrgjithmonё me të kaluarën tuaj: Si tё ecni përpara

Ju gjithmonë do të shkoni drejt së ardhmes, duke parë sesi koha kalon, por kurrë nuk mund të harroni të kaluarën. Fillimisht, kjo mund ti bёjё gjёrat shumё tё vёshtira, por në të ardhmen kjo situatё mund tё jetё njё burim force dhe besimi. Siç u diskutua më lart, tё kapёrcesh dështimin, mund të krijojë një burim tё madh fuqie. Kjo e bën pёrballimin e çdo ndarje nё tё ardhmen, shumё mё tё lehtё pёr tu duruar.

Gjithsesi, e kaluara ngjitet pas jush, në të gjitha llojet e mënyrave, ndersa keni hyrё nё njё marrёdhёnie tё re. Ju kujtoni gabimet tuaja të mëparshme dhe përpiqeni të shmangni vështirësitë qё ato ju shkaktuan, ndёrkohё qё keni gjetur dashurinё e re. Ndёrkohё qё e kaluara, ndonjёherё mund t’ju sigurojë një burim tё dobishёm edukimi, ajo gjithashtu mund tju paralizojë.

Para se të angazhoheni në ndonjë marrëdhënie të re, Roger ju sugjeron të vlerësoni nëse jeni shkёputur mjaftueshёm nga marrёdhёnia e fundit:

Nëse ne e kuptojmё se kemi një efekt anësor të qëndrueshёm "negativ" nga një marrëdhënie e mëparshme, atëherë ndoshta duhet të rishqyrtojmё hyrjen në një marrëdhënie të re. Nёse insistojmё pёr tё patur njё takim me dikё qё na pёlqen, ateherё i detyrohemi atij qё tё jetё ne dijeni, se ne sapo kemi dalё nga njё marrёdhёnie, prej tё cilёs jemi lёnduar dhe se kemi nevojё pёr kohё tё mjaftueshme pёr tu ndier gati dhe pёr ta lejuar veten tё arrijё nivelin e ndjeshmёrisё emocionale qё njё marrёdhёnie kёrkon.

Prandaj partneri duhet tё mos nxitohet dhe tё jetё i kujdesshёm para se arrihet njё marrёdhёnie mё gjithёpёrfshirёse.
Kur jeni me të vërtetë gati për të ecur përpara, ju duhet tё analizoni se si e kaluara ndikon te ju. Ju mund ti shmangni problemet duke mbajtur një linjë të hapur komunikimi me partnerin tuaj dhe për të shmangur supozimet. Sjelljet e partnerit tuaj aktual ndonjëherë mund të pasqyrojnё sjelljet e një ish-partneri, por ato ndoshta nuk kanё të njëjtin kuptim.

Për shembull, ish partneri juaj mund ti ketë lёnё pjatat tё grumbullohen në lavaman, si një mënyrë pasive-agresive pёr tju thёnё që ju të bëni pjesën tuaj tё punёve, ndërsa partneri juaj aktual mund të bëjë të njëjtën gjë vetëm si shenjё e përtacisë. Nëse ju filloni tё bёni lidhje dhe tё nxirrni pёrfundime, mё mirё ёshtё tё bёni njё bisedё pёr kёtё. Kёrkoni shpjegime lidhur me arsyen e vёrtetё tё kёsaj sjellje nё mёnyrё qё ju mos tё bёni supozime tё gabuara.

Ndarjet janё pjesё e jetёs dhe kur ndodhin, mund tё jetё e vёshtirё ti lёsh nё tё kaluarёn. Ne do tё ndihemi tё lёnduar, pavarёsisht pёrpjekjeve tona pёr ta kaluar kёtё humbje, por mund ta arrijmё kёtё me pёrpjekje tё vazhdueshme. Mos harroni se ju jeni biologjikisht i ndёrtuar për të ndjerë dhimbje, dashuria e humbur vjen sёbashku me humbjet e pёrditёshme dhe tё ecurit pёrpara duket mё e vёshtirё se çdo herё tjetёr.

Ne të gjithë i përjetojmë këto probleme dhe të gjithë duhet të luftojmë për tu shkёputur prej tyre. Nëse keni parasysh se të gjithë ne, kemi për tu pёrballur me kёto sfida, nё njё moment apo nё njё tjetёr, do ta dini se nuk jeni vetёm.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll