INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbretëresha e të gjitha mediave ka qenë viktimë e abuzimit seksual. Zbuloni jetën e saj të vështirë!

Mbretëresha e të gjitha mediave ka qenë viktimë e abuzimit seksual. Zbuloni jetën e saj të vështirë!

Publikuar më: 11:23 16-10-2018
Në emisionin e pasdites” IN Traffic” në IN Radio 105.7 në rubrikën “Positive Vibes”, si histori suksesi ishte jeta e mbretëreshës së mediave në botë, Oprah Winfrey.
Ajo është amerikane, e lindur më 29 janar 1954 në Misisipi. Jeta e saj ka qenë shumë e vështirë dhe një shembull për të treguar se nëse përpiqesh fort për të arritur diçka që do, ia arrin qëllimit. 
Oprah eshte paragjykuar gjatë gjithë jetës së saj, ndaj peshës,racizmit, pyetjeve të bezdisshme në lidhje me seksualitetin e saj, etj.
Ajo kurrë nuk i lejoi të tjerët, që të ndikonin në  rrugën e ambicieve dhe përpjekjeve të saj.Oprah thuhet se ishte viktimë e abuzimit seksual gjatë fëmijërisë.
Më vonë, ajo lindi një fëmijë kur ishte vetëm 14-vjeç, i cili vdiq vetëm dy javë më vonë. Sipas intv.al jetoi në Tennessee me burrin që e quante babai i saj, një berber.  
Winfrey filloi një punë në radio, derisa vazhdonte shkollën e mesme. 
Në moshën 19-vjeçare jepte lajmet e mbrëmjes në një televizion lokal. Më pas, fati po i buzëqeshte, duke fituar një bursë të plotë në kolegj. Më pas u shndërrua në një superstar ndërkombetar dhe krijuese e rrjetit të saj OWN.
Ajo është e njohur për emisionin e saj “ The Oprah Winfrey Show”, i cili ishte programi më i vlerësuar televiziv i këtij lloji në histori nga viti 1986 deri në vitin 2011 në Çikago, Illinois.
Gjithashtu, është renditur si afrikano-amerikania më e pasur, me ngjyrë në historinë amerikane. Sipas intv.al është vlerësuar edhe si gruaja më me ndikim në botë. Në vitin 2013, ajo u nderua me “Medaljen Presidenciale të Lirisë “nga presidenti Barack Obama dhe gradën e doktoratës nderi nga Duke dhe Harvardi.
 
BlogMG03144.jpg
Burimi: Biography Online
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877