INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë buzëkuqi përdor të të them çfarë tregon për personalitetin tuaj!

Më thuaj çfarë buzëkuqi përdor të të them çfarë tregon për personalitetin tuaj!

Publikuar më: 12:44 10-07-2019

Kjo mund t’ju duket e çuditshme, por brenda çantës suaj të produkteve kozmetike mund të zbuloni më shumë për veten tuaj. Po, po kjo është e vërtetë. Ngjyrat që ju vendosni për t’u lyer kanë kuptime të ndryshme, siç është e kuqja për pasionin dhe portokallia përfaqëson gëzimin.

Për detaje të tilla mund të mësoni më poshtë:

Portokallia

Ju keni një sens të madh humori dhe zakonisht e kaloni kohën tuaj të lirë me miqtë ose tentoni të njihni njerëz të rinj. Ju jeni një flutur me një personalitet të gjallë dhe tërhiqni gjithmonë vëmendjen e të tjerëve. Njerëzit ju duan për batutat dhe për pozitivitetin.

E kuqja

Ju jeni të guximshme dhe të patrembura kur hasni sfida të reja. Një nga gjërat më të rëndësishme për ju është të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Ju gjithashtu keni një vlerësim për gjërat e thjeshta dhe klasike.

Rozë

Ju jeni një kujdestare në grupin e miqve tuaj. Sa herë që dikush ka një “dramë”, ata do të kthehen tek ju për ngushëllim dhe mirëkuptim. Ju jeni shumë të dashur dhe të përulur, ndonjëherë deri në pikën e të qenit pak emocional. Megjithatë, njerëzit ju vlerësojnë për ndjeshmërinë tuaj.

Nudë

Ju i shijoni gjërat e thjeshta në jetë dhe kënaqeni me pak. Ajo që vlen më së shumti për ju është ndershmëria dhe nuk bëni gjëra sa për sy e faqe. Miqtë ju duan për ftohtësinë, personalitetin, si dhe aftësinë tuaj për të zgjidhur çdo situatë.

Kafe

Për ju, familja gjithmonë vjen e para. Sa më shumë kohë që kaloni me familjen tuaj, aq më të lumtur jeni. Jeni një tifoz i traditës dhe qëndroni tek gjërat pak të vjetra. Ju pëlqen nostalgjia, prandaj ju pëlqejnë filmat, muzika dhe moda e vjetër.

Vjollca

Pasi e kuptoni se çfarë doni, asgjë nuk ju ndalon. Disa thonë që jeni kokëfortë, por në fakt ju jeni të vendosura, sipas revistaclass. Ju jeni një udhëheqëse e lindur dhe keni një vullnet të fortë për t’i bërë njerëzit t’ju dëgjojnë. Ju pëlqen konkurrenca dhe dëshironi vetëm të fitoni.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0052990913391113
    array(1) { ["section"]=> string(84) "me-thuaj-cfare-buzekuqi-perdor-te-te-them-cfare-tregon-per-personalitetin-tuaj-98269" }