INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë shenje HOROSKOPI je të të them 2 shenjat me të cilat duhet të lidheni!

Më thuaj çfarë shenje HOROSKOPI je të të them 2 shenjat me të cilat duhet të lidheni!

Publikuar më: 15:06 22-08-2019

Dashi: Shigjetari dhe Binjakët

Si Shigjetari, ashtu edhe Binjakët, kërkojnë hapësirë të madhe dhe pavarësi, njëjtë si dashi.


Dashi është një shenjë e guximshme dhe mjaft e çmendur, që arrin të mbajë të interesuara në lidhje shenjat si Shiqgjetari dhe Binjakët, të cilët këtë cilësi e kanë një domosdoshmëri.

Shigjetari ka një shpirt konkurrues dhe i duket gjithçka si një lojë, por nuk e ka aspak problem ta lërë dhe Dashin të fitojë. Gjithashtu, ai mund të durojë fare mirë dhe temperamentin e nxehtë të Dashit, pasi Shigjetari është i aftë të falë dhe të harrojë.

Demi: Gaforrja dhe Bricjapi

Si Gaforrja, ashtu edhe Demi, kanë një ritëm të ngadaltë, janë tifozë të mëdhenj të rehatisë dhe të dy i urrejnë surprizat. Demi është fans i luksit, ndërsa Gaforrja nuk e ka aspak problem këtë pjesë.

Krejt e kundërta për Bricjapin. Ata e kuptojnë stilin e prerë të mendimit të Demit dhe respektojnë etikën e tyre të punës dhe qëndrimin e vendosur.

Si shenja të tokës, si Demi, ashtu edhe Bricjapi, janë materialistë dhe gjuha e tyre e dashurisë janë dhuratat. Për këtë arsye, ata kalojnë një kohë shumë të mirë së bashku për ditëlindje apo çdo festë tjetër ku jepen dhurata.

Nëse nuk doni kurrë të ndiheni të kripur për dhuratat e pabarabarta të ditëlindjes, lidhuni me një Bricjap!

Binjakët: Dashi dhe Ujori

Të dy, Binjakët dhe Dashi kanë një personalitet rinor, optimist, ndonjëherë edhe naiv. Ata e duan “ndjekjen” dhe luajnë lojëra me njëri-tjetrin para se të jenë “zyrtarisht të lidhur”.

I vetmi problem është se këtyre dy shenjave u mungon vizioni largpamës dhe e kanë të vështirë të angazhohen në diçka. Mirëpo, ato kanë personalitetet argëtuese që i ndihmojnë ta mbajnë lidhjen gjallë dhe njëkohësisht interesante.

Binjakët dhe Ujori shkojnë shumë mirë pasi kanë një personalitet të shumëanshëm dhe unik. Ujori është një shenjë kokëfortë dhe shumë besnike. Të dy janë dëgjues të shkëlqyer dhe kjo është dicka shumë e mirë për binjakët, që e adhurojnë të flasin shumë.

Gaforrja: Akrepi dhe Virgjëresha

Gaforrja dhe Akrepi janë shenjat më të ndjeshme, të cilat mund të krijojnë lidhje të thella shpirtërore me njëra-tjetrën. Edhe nëse ndahen, një pjesë e tjetrit mbetet gjithmonë me ta.

Gaforret shkojnë shumë mirë gjithashtu me Virgjëreshën, pasi punojnë gjithmonë për të përmirësuar marrëdhënien e tyre.

Gaforrja i japin siguri të madhe në marrëdhënie Virgjëreshës, si dhe e vlerësojnë edhe për gjërat më të vogla. Në fakt, mirënjohja është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë një Virgjëreshë!

Luani: Peshorja dhe Ujori

Luani mund të jetë vërtetë egocentrik, por Peshorja, duke qenë shenjë e marrëdhënieve, është në gjendje ta godasë Luanin e të dalë fitimtare. Këto dy shenja shkojnë shumë mirë bashkë, pasi personalteti i Luanit i jep gjithmonë Peshores një material që të merret me të dhe të kalojnë mirë në marrëdhënie.

Një tjetër shenjë e mirë për Luanin është Ujori. Janë dy shenja të njëjta shumë kokëforta, që kur përplasen me njëra-tjetrën s’ia dalin dot. Mirëpo, kur janë në të njëjtën anë, nuk ka gjë që i ndal.

Virgjëresha: Gaforrja dhe Bricjapi

Virgjëresha shkon shumë mirë me Gaforren, pasi të dyja duan jetëgjatësi në marrëdhënie. Virgjëresha është shumë sarkastike dhe kritike dhe e mbron gjithmonë partnerin në cdo situatë.

Gaforrja është shenjë që nuk merr pjesë në sherre, por kur bëhet fjalë për personin e zemrës, s’do ta mendonte dy herë.

Bricjapi shkon mirë me Virgjëreshën, pasi të dyja shenjat janë të orientuara drejt qëllimit, veçanërisht në lidhje me karrierën. Virgjëresha është një perfeksionist i përpiktë dhe do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Bricjapin. Nga ana tjetër, Bricjapi është në gjendje të mbështesë dhe inkurajojë qëllimet personale të Virgjëreshës, duke e nxitur të rritet dhe të ketë sukses.

Të dy gjithashtu kanë tendencë të jenë perfeksionistë që i mbajnë partnerët e tyre me standarde super të larta.

Peshorja: Luani dhe Demi

Luanët janë aq të sigurt në bindjet e tyre dhe janë të shkëlqyeshëm për të bërë zgjedhje, sa që mund të ndihmojnë Peshoren me tejkalimin e pavendosmërisë së tyre. Peshoret janë gjithashtu me mendje të hapur dhe mund të shohin një situatë nga këndvështrime të shumëfishta dhe kur një Luan nuk e kupton këtë, Peshorja do t’ia shpjegojë dhe do të merren vesh më së miri.

Peshorja dhe Demi qeverisen të dy nga planeti Venus, i cili është planeti i dashurisë, bukurisë dhe kënaqësisë, dhe energjia Venusiane që ata ndajnë i ndihmon të shkojnë mirë. Demi është ndoshta shenja më besnike dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë Peshores, duke e inkurajuar të marrë vendime.

Akrepi: Gaforrja dhe Virgjëresha

Akrepi dhe Gaforrja, siç e përmendëm më lart, janë shenja shumë emocionale që shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Akrepët urrejnë të hapen dhe nuk do t’ju japin 1 përqind të vetvetes derisa të dinë se jeni me të vërtetë të interesuar dhe Virgjëreshat i japin 200 përqind të kohës dhe energjisë së tyre dikujt për të cilin interesohen.

Virgjëresha dëshiron të ndihet sikur partneri i tyre ka nevojë për ta përreth, kështu që Akrepi do të tregojë gjithnjë mirënjohje ndaj partnerit, që do të thotë gjithçka për një Virgjëreshë.

Shigjetari: Dashi dhe Binjakët

Dashi dhe Shigjetari janë të dy argëtues, të dashur, konkurrues dhe gjithmonë bëjnë diçka argëtuese së bashku. Dashi gjithmonë duhet të fitojë, dhe megjithëse Shigjetari pëlqen të luajë lojëra dhe të fitojë gjithashtu, ata janë kryesisht të shqetësuar që të kalojnë një kohë të mirë dhe ta kthejnë çdo ditë në një përvojë të paharrueshme e argëtuese, pavarësisht nëse fitojnë apo humbasin.

Një Binjak dhe një Shigjetar do të shkonin mirë së bashku, pasi të dyja shenjat duan të mësojnë gjithçka dhe do të kalonin orë të tëra duke biseduar, pa u mërzitur.

Bricjapi: Virgjëresha dhe Demi

Virgjëresha dhe Bricjapi bëjnë një dyshe të shkëlqyeshme, sepse janë të dyja shenja të tokës, punëtore, besnike dhe mbështetës të njëri-tjetrit. Të dyja shenjat i mbajnë partnerët e tyre me disa standarde tepër të larta dhe kënaqen t’i ndihmojnë ata të përmbushin dhe të tejkalojnë qëllimet e tyre personale.

Bricjapët janë vërtet shenja të orientuara drejt arritjeve dhe Demi është një nga shenjat e pakta që është punëtor dhe i vendosur.

Ujori: Peshorja dhe Luani

Peshorja dhe Ujori janë shenja ajri, shumë intelektuale dhe shoqërore. Së bashku, ata kanë sens humori dhe inteligjence, si dhe janë shenja të pëlqyeshme në çdo kontekst shoqëror.

Luani dhe Ujori gjithashtu kanë tendencë të jenë një çift i pushtetit. Megjithëse Luanit i pëlqen të jetë “më i miri” dhe të marrë vëmendje, Ujori është shenja më objektive, humanitare dhe s’do ta favorizonte kurrë një person mbi një tjetër.

Peshqit: Gaforrja dhe Bricjapi

Peshqit dhe Gaforret e kuptojnë njëri-tjetrin në një nivel të thellë, emocional, intuitiv dhe kanë potencial për të bërë lidhje të thella.

Bricjapët nuk njihen për njerëz shumë të ndjeshëm, mirëpo nëse dikush do t’i zgjonte ndjenja një Bricjapi, do të ishte një Peshk. Peshqit jetojnë në botën e tyre të ëndërrimeve shumicën e kohës, por nëse ka ndonjë shenjë që mund t’i ndihmojë ata të vendosin një qëllim dhe të gjejnë motivimin për të punuar në të vërtetë, është Bricjapi ./iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008