Goja juaj mban erë të keqe? Keni buzë të thata? Ja nga se keni mangësi

Apr 21, 2017

Shumë prej nesh vuajnë nga era e keqe e gojës, buzët e plasaritura dhe dhimbjet e kokës.

Por të gjitha këto mund të jenë një shenjë e diçkaje më të keqe.

Këto shenja të zakonshme parlalajmëerojnë mangësitë e vitaminave ose mineraleve, ekspertët kanë paralajmëruar , me anën e një sondazhi të ri prej 2.000 të rriturish.
Çështje të tjera që mund të tregojnë një dietë të pamjaftueshme përfshijnë heqjen e flokëve, dëshirë të ulët seksuale, pika të bardha në thonj, zbokth, stres dhe madje edhe lëkurë të thatë.

Studimet nga Healthspan, treguan se gjashtë në dhjetë të rritur nuk janë të qartë për shenja që mund të tregojnë se vuajnë nga një mangësi. Por sipas Rob Hobson, një natyropat me bazë në Londër, duke shtuar më shumë zarzavate në pranverë, mish të kuq dhe arra në dietën tuaj, mund të ndihmojnë në luftimin e simptomave shqetësuese.

Vitaminat janë substanca natyrale në ushqim, të domosdoshme për kryerjen e funksioneve trupore. Çdo vitaminë ka rolin e vet në organizëm. Vitaminat luajnë rol aktiv për ndërtimin e sistemit nervor, të pamurit, reaksione të ndryshme në organizëm si dhe në mineralizimin e eshtrave.

Kemi dy grupe të vitaminave: ato që zbërthehen në ujë (vitamina C dhe gjitha vitaminat B- komplekse) si dhe ato që zbërthehen në yndyrëra (vitamina A, D, E dhe K). edhepse vitaminat janë të nevojshme për mbajtjen e jetës, ato në të shumtën e rasteve nuk prodhohen nga organizmi por mirren si të gatshme përmes ushqimit.K

Vitamina A dhe provitamina e saj Karoteni

Nevojat ditore janë 1-2 mg. Në sasi më të madhe gjeindet në perimet e gjelbërta, më së shumti tek spinaqi, lakra jeshile, karrotat, bizelja, qumështi dhe prodhimet e qumështit, pemë të thata dhe të lëngshme, agrume, banana, pjeshkë, qershi, vezë, drithëra dhe vaji i peshkut. Mungesa e vitamins A shkakton verbim gjatë natës, dëmtim të thonjve dhe flokëve. Ky vitamin ka ndikim në trupin tonë, bën rritjen, ndërtimin dhe mbajtjen e indeve, lëkurës dhe mukozës.

Vitamina B1

Nevojat ditore janë rreth 3 mg. Në sasi më të madhe gjendet tek tharrmi, drithëra, arra, lajthi, miser, proshutë, spinaq, karrota, rrepë, agrume (grapefruit). Mungesa e kësaj vitamine shprehet me lodhje të muskujve, dobësim të sistemit nervor dhe atë të qarkullimit të gjakut. Kjo vitaminë ndikon në nervat, bën zbërthimin e karbohidrateve në energji trupore.

Vitamina B2 (F, G)

Nevojat ditore janë rreth 2 mg. Në sasi më të madhe gjendet tek vaji i ullirit, këpurdha, celer, specin e gjelbërt, spinaq, karrota, djathë me yndyrë, lakër jeshile, mish viçi etj. Mungesa e kësaj vitamine shkakton ndezjen e indit lidhës, dëmtimin e thonjve, kokëdhembje, zvogëlim të të pamurit, dëmtim i zgavrrës së gojës, tharrjen dhe djegien e syve. kjo vitaminë ka ndikim në zbërthimin e yndyrërave në energji, është e rëndësishme për përmbajtjen e flokut dhe syrit.

Vitamina B3

Nevojat ditore janë rreth 9- 15 mg. Në sasi më të madhe gjendet në lakrën e gjelbërt, patate, majdanoz, tharrm, mëlçi, mish, këpurdha, pulë, lajthi. Mungesa e kësaj vitamine shkakton ndezjen e lëkurës, çrregullime të lukthit dhe zorrëve. Kjo vitaminë ka ndikim në mbajtjen e shëndetshme të lukthit dhe zorrëve, zbërthen proteinat në energji trupore.

Vitamina B4

Nevojat ditore janë 400 – 1000 mg. Në sasi më të madhe gjendet në mëlçi, tharrm, karrota, këpurdha, perime. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemone dhe vonesë në zhvillimin fizik. Kjo vitaminë ka ndikim në formimin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe në rregullimin e metabolizmit.

Vitamina B5

Nevojat ditore janë 8 mg. Në sasi më të madhe gjendet në agrumet, dredhëza, portokall, lulelakër, karrota, tharrm, grurë, vezë, këpurdha, mish. Mungesa e kësaj vitamine shkakton probleme në lëvizje, kokëdhembje. Kjo vitaminë ka ndikim në këmbimin e materieve ushqyese dhe mbajtjen e peshës trupore, mbron trupin dhe është e nevojshme për strukturën e flokut.

Lexoni edhe këtë: A e keni kërkuar ndonjëherë veten në Google? Ja pse duhet të bëni një gjë tillë
Vitamina B6

Nevojat ditore janë 6 mg. Në sasi më të madhe gjendet në patate, banane, karrota, tharrm, spinaq, grurë, kikirika, limon, lakër, mëlçi, lajthi, dardhë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton dobësim në peshën trupore, marramendje, mundime. Kjo vitaminë së bashku me vitaminën B3 bën ndrrimin e proteinave trupore.

Vitamina PP (Niacini, acidi nikotinik)

Nevojat ditore janë 30 mg. Në sasi më të madhe gjendet tek specat, portokalli, hirra, vezë, këpurdha, mëlçi, zemër, tru, peshk, ushqime deti, drithëra. Mungesa e kësaj vitamine shkakton çrregullim në tretje dhe në sistemin nervor, pelagër. Kjo vitaminë ka ndikim në punën e metabolizmit, ndikon në funksionin e indit epitelial edhe atë nervor.

Acidi Folik / PGA (BC, vit.M)

Nevojat ditore janë 5 mg. Në sasi më të madhe gjendet në spinaq, mëlçi, tharrm, portokall, majdanoz, karrota, patate, grurë, kikirika, banana, tranguj, vishnje, limon. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemone, barkqitje si dhe shumë probleme në traktin tretës. Kjo vitaminë ka ndikim në shumë procese biokimike, është e nevojshme për rritjen dhe ndarjen e qelizës, ka edhe rol citostatik, përshpejton absorbimin e vitaminës A.

Vitamina B12

Nevojat ditore janë 3 mg. Në sasi më të madhe gjendet në mëlçi, veshkë, peshk, qumësht, vezë. Mungesa e saj shkakton çrregullim në cikël, zbehje dhe dëmtim të thonjve. Kjo vitaminë ka ndikim në rritjen e qelizave të kuqe të gjakut.

Vitamina C

Nevojat ditore janë 100 mg. Në sasi më të madhe gjendet në spinaq, lakër, speca, domate, dredhëza, lakër jeshile, limon, lulelakër, qepë, majdanoz, boronicë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton gjakderdhje, lodhje, nervozizëm, marramendje. Kjo vitaminë ka ndikim në forcimin e sistemit imunitar si dhe në absorbimin e hekurit.

Vitamina D

Nevojat ditore janë 2,5- 10 mg. Në sasi më të madhe gjendet në vajin e ullirit, qumësht, vaj peshku, mëlçi, vezë, spinaq, rrepë, lakër, karrota, tranguj, peshk ton. Mungesa e saj shkakton çrregullim në rritjen e eshtrave, prishjen e dhëmbëve, deformimin e skeletit të trupit. Kjo ka ndikim në metabolizmin e kalciumit dhe fosforit ku trupi I prodhon vetëm nën ndikimin e rrezeve diellore.

Vitamina E

Nevojat ditore 12 mg. Në sasi më të madhe gjendet në grurë, qumësht, vezë, arra, badem, lajthi, perime, mëlçi, lakër. Mungesa shkakton anemi tek foshnjat, ndryshime në lëkurë. kjo vitaminë ka ndikim në ruajtjen dhe stabilizimin e qelizave, ndalon oksidimin e acideve yndyrore të pangopura.

Vitamina K

Nevojat ditore 1,5 mg. Në sasi më të madhe gjendet në lakër, spinaq, majdanoz, domate, soja, lulelakër, karrota, perime të gjelbërta, drithëra, qumësht. Mungesa e saj shkakton mos kuagullimin apo ngjizjen e gjakut. Kjo vitaminë ka ndikim në kuagullimin e gjakut si dhe ka veti analgetike te kancerët.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll