INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Mediet sociale, taksë për shëndetin mendor të të rinjve

Mediet sociale, taksë për shëndetin mendor të të rinjve

Publikuar më: 10:28 11-10-2018

Përdorimi i tepërt i medieve sociale po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve. Të dhënat e fundit, por edhe studimet e kryera janë prova të mjaftueshme për ndikimin e medieve sociale në shëndetin mendor. Nisur nga ky fakt  kompanitë e medieve sociale duhet të detyrohen të paguajnë një taksë të shëndetit mendor për të ndihmuar në adresimin e problemeve të lidhura me faqet si Facebook dhe Instagram. Drejtori i  Shërbimit Shëndetësor Kombëtar ( NHS) Simon Stevens argumenton se një kontribut financiar nga faqet e medieve sociale do të ndihmonte 'të frenonin valën e problemeve të shëndetit mendor' në Britani të Madhe. Shërbimet e shëndetit mendor, veçanërisht për të rinjtë, po raportojnë një numër në rritje të pranimeve të lidhura me përdorimin e rrjeteve sociale dhe disa kompani po fillojnë ta njohin këtë problem. Shërbimi i mesazheve  WhatsApp ka rritur moshën minimale të përdorimit nga 13 në 16 vjeç. Problemet e shëndetit mendor në mesin e të rinjve janë rritur gjashtë herë gjatë dy dekadave të fundit dhe një në 10 fëmijë tani ka një gjendje të diagnostikuar. Vajzat janë më të rrezikuara, me vetëdëmtim  të raportuar në një në pestë të atyre të moshës 14 vjeçare. Ndër të rriturit, një në gjashtë persona në Britani të Madhe përjeton një problem të shëndetit mendor, si depresioni, sipas Fondacionit të Shëndetit Mendor.

 

Më shumë në këtë kategori: « Përse nuk mbajmë dot sekrete...
»

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0011899471282959
    array(1) { ["section"]=> string(60) "mediet-sociale-takse-per-shendetin-mendor-te-te-rinjve-74838" }