INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merni shembull! 4 vite bashkë, ''Arturo'' i bën ''Teresës'' dedikimin që çdo femër do e donte! [FOTO]

Merni shembull! 4 vite bashkë, ''Arturo'' i bën ''Teresës'' dedikimin që çdo femër do e donte! [FOTO]

Publikuar më: 20:49 24-09-2018

Telenovela meksikane ‘Teresa’ ka qenë një ndër më të ndjekurat dhe më të dashurat për publikun shqiptar. Në thelb, telenovela pasqyronte një vajzë ambicioze, por mjaft të varfër që do bënte çdo gjë për para dhe për të qenë e suksesshme. Perveç bukurisë magjepsëse, Teresa gjithashtu ishte mjaft inteligjente dhe dinake. Protagonistët ishin pikërisht, Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, të cilët janë në krahët e njëri tjetrit për më shumë se 4 vite, të lumtur dhe duke shijuar jetën e tyre.

Ditën e sotme dy aktorët festuan 4-vjetorin e lidhjes dhe sigurisht që nuk mund të mos e kujtonin këtë ditë speciale. Sebastian ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi ku shihet pranë Angelique. “Sot bëhen 4 vite përkrah teje. Më ke bërë të ngjitem në qiell pa i hequr këmbët nga toka. Sepse dashuria jonë vazhdon të jetë liria për të fluturar. Bashkë përgjithmonë. Të dua”, – ka shkruar aktori krahas fotos.

llov.png

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166