INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta takim me studentët e komunitetit Rom dhe Egjiptian: ‘Integrimi më i sigurt është ai përmes arsimit’[FOTO]

Meta takim me studentët e komunitetit Rom dhe Egjiptian: ‘Integrimi më i sigurt është ai përmes arsimit’[FOTO]

Publikuar më: 13:51 21-03-2018

Presidenti Ilir Meta, ka pritur sot në një takim disa studentë ekselentë të komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Meta ka vlerësuar studentët duke theksuar se shpreson se do të jenë shembull i duhur për tu ndjekur nga qindra e mijëra të rinj.

“Integrimi më i sigurt është ai përmes arsimit”, shprehet presidenti në postimin e tij në facebook.

Postimi i plotë:

“Kënaqësi të takoja sot një grup studentësh të shkëlqyer të nivelit Bachelor e Master të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, sëbashku me përfaqësues të stafit të shoqatës “Roma Versitas Albania”, të cilët jam i bindur se do të bëhen liderë dhe shembulli i duhur për t’u ndjekur nga qindra e mijëra të rinj. Integrimi më i sigurtë është ai përmes arsimimit.”

gyu_65.jpg

drt_e.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229