INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ministria e Infrastrukturës kundër AKEP, për draftin që favorizon në mënyrë të paligjshme Albtelecom [VIDEO]

Publikuar më: 15:50 13-02-2018

Ministria e Infrastruktures dhe Energjitikes i bën thirrje AKEP të mos miratojë në mënyrë të fshehtë dhe të pakonsultuar vendimin që favorizon Albtelecom, duke penalizuar dy kompanitë e tjera celulare në vend. Në reagimin e saj ministria thekson se nuk mund të merret asnjë vendim i tillë pa u konsultuar me parë dhe mbi të gjitha pa marre parasysh faktin se duhet të respektohet konkurenca e ndershme në treg.
“Referuar interesimit mbi raportimet e ditëve të fundit në media mbi rregullimin e tarifave të interkonjeksionit në tregun celular, sqarojmë se AKEP është një institucion rregullator i pavarur për tregun e komunikimeve elektronike që raporton në Kuvend për aktivitetin e tij. Detyrat dhe kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike. Ky ligj garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë kalon përmes procedurës së konsultimit,” thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po Ministria e Infrastrukturës s’do ta lerë me kaq, por do ta monitorojë këtë proçes.
“Do të ndjekim me kujdes situatën që çdo rregullim i këtij tregu të jetë në përputhje me politikat e zhvillimit, në mbështetje të interesit publik dhe nxitjes së investimeve përmes zhvillimit të konkurencës së ndershme,” vijon deklarata.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka sqaruar se AKEP është një institucion rregullator i pavarur për tregun e komunikimeve elektronike që raporton në Kuvend për aktivitetin e tij ndaj dhe detyrat dhe kompetencat e e tij  janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike. Por çfarë po bën Kryetari i Akep Ilir Zela? Ai po përpiqet të miratojë një vendim që bie ndesh me rregullat dhe kompetencat e tij. Ky vendim, kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile. AKEP kërkon t’ ja heqë këtë detyrim Albtelecom, duke filluar nga data 1 Prill i këtij viti.
Pra në këtë mënyrë duke synuar miratimin e këtij vendimi, Kryetari i Akep Ilir Zela po shkel disa rregulla: Së pari rregullat e tregut dhe konkurencën e lirë si edhe rregullat ligjorë dhe financiarë, ndaj kompanive të tjera mëdha në vend, që operojnë me sukses prej vitesh duke sjelle kontribute në ekonominë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0037968158721924