INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjetet elektronike

Mjetet elektronike

Publikuar më: 19:41 05-02-2019

Në rrugë, në lokal, restorant, por edhe në shtëpi, sheh që të gjithë njerëzit janë me aparate elektronike në dorë, madje edhe ata më të moshuarit. Njerzit janë ose duke komunikuar me dikë, ose duke kërkuar të lidhen me dikë, ose duke kërkuar të marrin një informacion, ose duke përdorur rrjetet sociale. Pra njeriu nuk ecën më vetëm me një çantë apo libër në dorë, por me një mjet, që i kompeson të gjitha, madje mund të kryej edhe veprime bankare.
E gjitha kjo tregon arritjen e madhe të shkencës dhe teknikës. Madje falë këtyre mjeteve njeriu mund të jetë në punë dhe të punojë nga kudo. Deri këtu shumë mirë. Mirpo, të gjithë këta të rritur, që këto mjete i mbajnë dhe te koka e krevatit edhe kur flenë. i dëgjon të flasin të shqetësuar, për fëmijët, që përdorin pa kriter këto mjetet elektronike dhe nuk është e mundur tja u heqësh nga dora përveçse me forcë. Këta të rritur dhe prindër harrojnë që edhe kur shkojnë ti marrin fëmijët nga kopështi apo shkolla, nuk e shohin veten që kur takohen me fëmijën, ndërkohe celularin apo I-pad apo I-phone e ka në vesh. Të rriturit gati janë nën varësinë totale të këtyre “sendeve” elektronike. Jo më kot specialistët thonë se “sjellja është pasojë”. Modeli janë të rriturit, fëmijët përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë, që bëjnë të rriturit, madje ajo është edhe ëndërra e tyre të bëhen si mami dhe si babi.

Falenderojmë Lira Gjikën për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0090401172637939
    array(1) { ["section"]=> string(24) "mjetet-elektronike-86241" }