INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi ultimatum Ramës nga Skrapari. Vendin nuk e blenë dot as otomanët e as komunistët

Monika Kryemadhi ultimatum Ramës nga Skrapari. Vendin nuk e blenë dot as otomanët e as komunistët

Publikuar më: 11:52 29-12-2017

Monika Kryemadhi nisi takimet me qytetarët nga Skrapari, ku ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen dhe të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e saj përballë simpatizantëve të LSI, Kryemadhi deklaroi se 2018 do të jetë një vit i vështirë për politikën dhe qytetarët, ndaj rruga e vetme është bashkimi kundër klikës në pushtet.
Monika Kryemadhi:
Kjo është një qeveri q ë instaloi jo vetëm mbjelljen e drogës po instaloi dhe sistemin e vjedhjes së shqiptarëve dhe pirjes e fundit të gjakut. Ndaj kam një thirrje për të gjithë shqiptarët të zgjohen nga ky gjumë i çmendur që na ka rënë, ky gjumë që na ka varfëruar gjithnjë e më shumë. Po i largon djemtë dhe vajzat nga Shqipëria sepse do që ti blejë të ardhmen. Por nuk mund ta blejë të ardhmen e vendit. Vendin nuk e blenë dot otomanët 500 vjet, nuk e blenë dot fashistët, gjermanët, komunistët e nuk mund ta blejë as pinjolli dhe telekomanda e krimit të organizuar siç është Rama. Ndaj nga Skrapari i bukur i bëj thirrje të largohet sa më shpejt, do shpëtojë ai , do shpëtojë dhe familja e tij, dhe Shqipëria ajo që është më e rëndësishme. Do të jetë një vit i vështirë për politikën shqiptare, shumë i vështirë për qytetarët shqiptarë, ku shqiptarët do të paguajnë më shumë taksa por do të marrin më pak para. Do të jetë vit i varfër por duhet të mbahemi fort të njeri tjetrit, ti japim dorën njëri tjetrit dhe ta rrëzojmë këtë qeveri”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037832260131836