INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos i urreni më rrudhat, ato tregojnë shumë për ju

Mos i urreni më rrudhat, ato tregojnë shumë për ju

Publikuar më: 18:36 14-06-2018

Edhe pse rrudhat janë shndërruar në makthin e shumë njerëzve dhe industria kozmetike përpiqet të japë zgjidhje, studiuesit ofrojnë një tjetër panoramë.

Kërkimet e fundit kanë treguar se rrudhat kanë edhe anë pozitive, jo vetëm dëshmojnë se vitet po ikin.

Studiuesit e Universitetit në Majemi zbuluan se truri i njeriut i percepton rrudhat rreth syve si një tregues të sinqeritetit .

Kujtojmë se rrudha të tilla krijohen kryesisht kur dikush qesh.

Pra një lajm i mirë për të gjitha ata që kanë rrudha rreth syve, ata janë parë si përcjellës të emocioneve më intensive dhe më të sinqerta.

Specialistët u treguan pjesëmarrësve në kërkim foto të shprehjeve të ndryshme të fytyrës, synimi ishte të shihnin se cilat shprehi ishin më të rëndësishme.

Por përballë imazheve të tilla truri perceptoon tiparet më dominante dhe rrudhat rreth syve ishin të tilla. Dhe ata me rrudha rreth syve u renditen nga pjesëmarrësit në studim si njerëz më të sinqertë.

Autorët e kërkimit besojnë se ky studim ndihmon që të kuptohet më shumë rreth shprehive të fytyrës dhe si të kuptohen më shumë emocionet.

Article Logic
Execution time: 0.0022819042205811