INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Muç Nano është gay, e pohoi vetë’’, analisti zbulon të vërtetën e deklaratës që shkaktoi polemika

‘’Muç Nano është gay, e pohoi vetë’’, analisti zbulon të vërtetën e deklaratës që shkaktoi polemika

Publikuar më: 22:35 22-01-2019

Rreth një javë më parë të gjitha mediat online kanë shkruar pafund për deklaratën e Mustafa Nanos, gjatë shfaqjes së tij në Teatrin Eksperimental, se herën e parë e ka bërë me një mashkull.

Por në monologun që ka mbajtur mbrëmjen e sotme në emisionin "Provokacija" Nano ka treguar se si qëndron e vërteta dhe se ai nuk do të kishte problem ta pranonte publikisht nëse do të ishte gay me të vërtetë.

“Të nesërmen e ditës, në të cilën unë pata shfaqjen time me titull “Nuk ka kurva në këtë botë”, në skenën e Teatrit Eksperimental Spahivogli, portalet u përmbytën nga një lajm me titull “Muç Nano është gay; e tha ai vetë gjatë monologut të tij”. Nuk di se cili portal ishte i pari. Por nuk më ha meraku për këtë gjë. Sepse nuk fyhem, nëse më quajnë gay. Nuk më fyejnë hiç fare. Madje, po ju them një gjë: Me mendjen që kam, sikur të isha gay, do ta thoja publikisht këtë gjë. E do ta thoja jo sepse kështu do ndihesha më i qetë. Këtë nuk kam se si ta di.
Madje kam frikë se nuk do të isha më i qetë. Nuk ka se si të jesh më i qetë në Shqipëri, nëse je gay i deklaruar. Unë do ta thoja publikisht këtë gjë për një arsye tjetër, do ta thoja thjesht për t’u prishur qetësinë një pjese shqiptarësh, që në fakt janë me mijëra, ndoshta qindra mijëra, ndoshta më shumë, e që i kap tartakuti, apo që bëjnë sikur i kap tartakuti, përballë një gay-i. Do ta thoja publikisht këtë gjë për të sfiduar një pjesë të shoqërisë shqiptare.
Dhe përsëris: Nuk do të ishte çliruese apo shëlbyese për mua. Do të ishte, me shpresë, emancipuese për ca të tjerë, të cilët unë kurrë nuk kam për ta marrë vesh pse një zë në mbrojtje të së drejtës të çdokujt për të jetuar, edhe të gay-ve pra, e interpretojnë si një zë që promovon homoseksualizmin si një vlerë, e që e propagandon homoseksualizmin si një virtut...", tha ndër të tjera analisti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039381980895996