Ndëshkimi i fëmijëve nuk duhet të jetë i lidhur me ushqimin apo gjumin.
Shpesh prinderit, kur humbin durimin me femijet, pasi nuk iu binden, i ndeshkojne duke mos i lejuar te konsumojne nje ushqim apo embelsire qe u pelqen ose i dergojne per te fjetur. Shprehjet: “nuk ke për të ngënë”, apo “shko të flesh”, jane ende ne perdorim edhe pse tashme dihet qe kane efekt negativ e deri gjymtues per femijen. Studimet tregojnë, se çfaqja e bulimisë në adoleshencë, ka në themel edhe këto eksperienca te femijerise te cilat pengojne dhe ngaterojne perceptimin e ushqimit ne menyre te drejte. ushqyerja si procesi baze i mbijeteses per cdo gjallese dhe sebashku me gjumin nuk duhen perfshire ne teknikat dhe metodat e ndeshkimit. Ato jane ne rradhe te pare procese te rendesishme psiqike qe lidhen me ekzistencen. Dhe kur nje femije kercenohet me elementet e ekzistences, nuk fitohet asgje e mire pervecse eshte kultivuar frika dhe dyshimi qe i ben te huaj njerezit me njeri tjetrin. Dhe kur jemi të huaj në familje, si mund të jemi miqësor me të tjerët.
Me leje të posaçme nga Lira Gjika.