INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjejnë mëshirë për femrat beqare, ndërsa të martuarit po bëjnë namin

Ndjejnë mëshirë për femrat beqare, ndërsa të martuarit po bëjnë namin

Publikuar më: 20:38 04-02-2019

Nga Anisa Bega

Kjo temë vazhdon edhe diskutohet në vende të ndryshme të botës, por ndalesën e kemi në vendin tonë, në Shqipëri. Femrat beqare, ende janë një shqetësim shoqërorë ku shihen me mëshirë. Disa ua thonë troç, ndërsa të tjerë me më shumë stil, por thelbi është njësoj. Presioni nga ambiente të ndryshme ndihet çdo ditë e më shumë. Kjo vjen si pasojë e brezave të mëparshëm, ku prioritet për një femër ka qenë martesa, pra të shkojë të rregullojë jetën vetëm të burri. Gjërat e tjera mesa duket nuk kanë aspak rëndësi, nëse kjo është ajo që dikush vërtetë e dëshiron, pra nëse martohesh e ke zgjidhur jetën dhe të tjerët nuk do të shikojnë më me keqardhje. Më falni pak, po nuk ka keqardhje më të madhe sesa të shohësh një çift që rrijnë të martuar vetëm prej opinionit, ku hipokrizia kalon çdo limit?!

Dikur tradhtitë bëheshin në formë tjetër, ndërsa sot po përdoren rrjetet sociale, ku disa hapin edhe profile fallso për të kontaktuar me dikë, fshehurazi gruas apo burrit. Kam dëgjuar disa histori ku burra dhe gra të martuara kanë adresa të tjera ku flasin më dashnorët e tyre, ndërsa adresat zyrtare i kanë të mbuluara me dashuri, ku duket familja ideale.

Janë pikërisht këto që bëjnë moral, që nga ana tjetër bëjnë namin duke bërë jetë të dyfishtë, nuk janë të lumtur dhe mundohen të mbushen shpirtërisht me gjëra sipërfaqësore. Lërini beqarët rehat dhe bëni jetën tuaj o njerëz, sepse po iu kalbet shpirti nga jeta hipokrite!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.018084049224854
    array(1) { ["section"]=> string(74) "ndjejne-meshire-per-femrat-beqare-ndersa-te-martuarit-po-bejne-namin-86151" }