INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në 2018 rrezikojmë të shohim me “qiri” ose do “mbytemi” në borxhe[VIDEO]

Publikuar më: 11:47 27-10-2017

Moti i thatë po çon drejt fundit rezervat hidrike! Për këtë arsye Ministria e Finacave ka vlerësuar se kjo situatë do të verë në rrezik stabilitetin fiskal dhe ekonomik të vendit për vitin 2018. Këtë vit ka rënë ndjeshëm prodhimi i energjisë dhe OSHEE s’ka mundur dot të sigurojë sasinë e nevojshme duke importuar me çmimin e tregut. Financat thonë se situata e pafavorshme financiare e OSHEE gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017, kushtëzuar nga kushtet e vështira klimaterike të thatësirës së tejzgjatur, mund të rishfaqet gjatë vitit 2018. 

Sipas ekspertëve përvoja ka treguar se, mungesa e prodhimit vendas të energjisë ka prodhuar rreziqe fiskale që në fund kanë kontribuar në rritjen e përgjithshme të borxhit publik dhe janë bërë shkak për futjen në kaos detyrimesh të të gjithë sistemit energjetik. OSHEE do mbetet me “sytë nga qielli” deri sa të nisin rreshjet dhe do të jetë e detyruar të ulë investimet për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043