INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna e Noizy-t hip në Ferrari, reagimi i saj do t’ju shkrijë së qeshuri [FOTO]

Nëna e Noizy-t hip në Ferrari, reagimi i saj do t’ju shkrijë së qeshuri [FOTO]

Publikuar më: 21:09 19-10-2017

“Njifem si i pari, erdha me Ferrari”, kjo është një nga frazat më të pëlqyera nga këngët e Noizy-t, por kjo nuk ka mbetur thjesht varg kënge për të. Ai është një nga reperat më të suksesshëm në vendin tonë dhe jo vetëm dhe e gjitha kjo falë punës së lodhshme mga ana e tij prej disa vitësh.
E sigurisht që të jesh kaq i suksesshëm, duket t’i krijosh dhe shumë komoditet vetes e jo rrallë herë ai na ka prezantuar makinat e tij luksoze, një ndër to është edhe Ferrari i kuq.
Noizy e shfaq shpesh makinën e tij në postimet në rrjetet sociale, por videoja që ka postuar ditën e sotme nuk ka të krahasuar me asnjë nga të mëparshmet. Në videon live në Instagram, Noizy shihet duke i bërë një xhiro me makinë nënës së tij, reagimi i së cilës nuk ka të paguar, në momentin që i biri shkel gazin. ‘Eeeeej... uaaa po e prish makinën! Je në terezi ti ore se na e çove tensionin... Në hipsha më me ty unë... Kështu bëhet e keqja për Zotin! Uaaaaaa... o Rigeeeels mooooos... Ç’më bëre sot ti mua!’- dëgjohet të thotë duke qeshur nëna e reperit, teksa ngjeshet pas sediljes nga shpejtësia e lartë.

collageRAGA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040860176086426