INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja tragjike në Kamëz, si u shpëtoi plumbave djali i vogël 6-vjeçar

Ngjarja tragjike në Kamëz, si u shpëtoi plumbave djali i vogël 6-vjeçar

Publikuar më: 22:58 25-04-2018

Tentativa për grabitje në mini marketin e një çifti bashkëshortësh në Kamëz që rezultoi me një të vdekur dhe një të plagosur ka tronditur kryeqytetin. Ngjarja ndodhi në orën 21:20 në rrugën "OSBE" ku dy autorët kanë shfrytëzuar faktin që vëmendja ishte tek super ndeshja Bayern Munich - Real Madrid për të ekzekutuar planin e tyre për të grabitur mini marketin e bashkëshortëve Agim dhe Merita Buci, të cilët ndodheshin brenda në atë moment.

Dyshohet se dy grabitës me maska kanë hyrë në ambientet e marketit duke kërkuar paratë, por në rrethana ende të pasqaruara nga grupi hetimor, njëri prej tyre ka qëlluar fillimisht në drejtim të bashkëshortit, ku njëri prej plumbave ka kapur në këmbë edhe Meritën. I ndodhur në gjendje të rëndë, 52 vjeçari Agim Buci nuk ia doli duke ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, mësohet se në dyqan në momentet e ngjarjes ka qenë edhe djali i tyre 6 vjeçar i cili u ka shpëtuar mrekullisht plumbave, por ka parë ngjarjen e tmerrshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038487911224365