INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin reshjet e dëborës. Korça dhe Kukësi zgjohen të “bardhë” [FOTO]

Nisin reshjet e dëborës. Korça dhe Kukësi zgjohen të “bardhë” [FOTO]

Publikuar më: 10:23 20-11-2017

Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës. Dy qytete janë zgjuar nën pushtetin e dëborës mëngjesin e kësaj të hëne. Qyteti i Korçës dhe ai i Kukësit këtë mëngjes janë zgjuar të mbuluar nga dëbora. Temperaturat janë ulur nën zero, ndërsa dëbora ka zbardhur këto qytete por edhe zonat përreth.
Në qytetin e Korçës trashësia e dëborës shkon deri në 5 centimetër, ndërsa në zonat malore deri në 30. Ëhstë fshati turistik i dardhës ai që ka shënuar dhe trashësinë më të madhe të dëborës, 30 cm.
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës ka probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore që lidhin këtë qytet me zonat e tjera.
Konkretisht probleme në qarkullimin e mjeteve kanë akset:
Korçë-Qafë Thanë
Korçë-Ersekë
Korçë-Kapshticë
Korçë-Prespë
Ndërkohë policia nuk lejon lëvizjen e mjeteve në këto akse rrugore pa u pajisur me zinxhirë.

deboreeeeeeee.jpg

deboreeeeee.jpg

 

deboreee.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762