INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk na lejojnë të marrim ushqime” vazhdon ngujimi i studentëve në universitete

“Nuk na lejojnë të marrim ushqime” vazhdon ngujimi i studentëve në universitete

Publikuar më: 20:23 11-01-2019

Studentët kanë vijuar protestën e tyre edhe ditën e sotme, ata po qëndrojnë brenda ambienteve të universitetit.

Teksa më herët policia reagoi dhunshëm ndaj studentëve protestues, tani ata nuk lejohen as nga rojet që te fusin ushqim brenda ambienteve të universitetit.

Po ashtyu rojet u kanë kërkuar dhe identifikimin e studentëve të cilët ndodhen në universitet për të protestuar, gjë e cila kërkon që të përhap frikë tek studentët.

Dyert e jashtme dhe të brendshme janë të mbyllura, ndërsa rojet dhe policia nuk lejojnë studentët as të dalin as të futen.

Ndërkohë, studentët në Fakultetin Ekonomik po zhvillojnë një tryezë bisedimesh, por deri më tani nuk ka më incidente“, u shpreh ajo.

Një nga studentët u shpreh se rojet dhe policia nuk u lejojnë të marrin as ushqime, ndërkohë që u kanë kërkuar edhe emër dhe mbiemër.

“Nuk na lejonë as të hyjmë as të dalim. Por as ushqimet nuk na lejojnë të kalojnë. Na kërkojnë emër dhe mbiemër, nuk jam në dijeni psë e bëjnë. Nuk po e kuptojmë pse po ndodh, kemi gjithë ditën që jemi ngujuar deri në orën 12.

Ushqimet na lejuan deri në orën 3, më pas nuk na lejuan. Plani jonë ka qenë të qëndrojmë të ngujuar”, tha një nga studentët.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0029079914093018
    array(1) { ["section"]=> string(83) "nuk-na-lejojne-te-marrim-ushqime-vazhdon-ngujimi-i-studenteve-ne-universitete-84180" }