INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Banka Botërore do bien investimet e huaja në Shqipëri![VIDEO]

Publikuar më: 10:23 26-10-2017

Banka Botërore paralajmëron një situatë alarmante në lidhje me investimet e huaja në vend në vazhdimësi. Duke filluar nga ky vit e deri në 2019 ato do të bien me 22%. Banka thotë se vitet e fundit investimet e huaja direkte kanë qenë motori kryesor i rritjes ekonomike në Shqipëri ndaj dhe rënia e tyre do të thellojë varfërinë në vend.

Ekonomia e Shqipërisë pati një rritje me 3.4 për qind në 2016 si pasojë e investimeve private në dy projektet kryesore, gazsjellësi TAP dhe HEC-i në lumin Devoll. Në raport shkruhet se edhe remitancat dhe investimet e huaja financojnë pjesën dërrmuese të importeve, por dhe këto janë në ulje.
BB këshillon se më shumë se kurrë duhen kryer reforma strukturore për të përforcuar ribalancimin e sapo nisur nga burimet e brendshme të rritjes ekonomike, në ato të jashtme me mbështetje më të madhe tek investimet. Po kështu dhe përfitimet e rritjes ekonomike me krijimin e vendeve të reja të punës duhet të konsolidohen dhe zgjerohen, në mënyrë që të thyhet zinxhiri i emigracionit, reformave të cekëta, si dhe rritjes së ngadaltë ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168