INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oppo kërkohet më shumë se iPhone

Oppo kërkohet më shumë se iPhone

Publikuar më: 11:20 14-07-2018

Oppo ka qenë prej kohësh një ndër prodhuesit më të mëdhenj të smartphonëve në botë, por ama vetëm ketë vit ka hyrë seriozisht në tregun e smartphonëve high end. Find X dukej si një produkt që u prezantua pr të krijuar një imazh pozitiv të kompanisë dhe jo për të dominuar tregun.

Kështu mendohej, por gjërat nuk shkojnë përherë sipas planit. Dimë që iPhone ka vendosur përherë rekorde për sa i përket shitjeve të ditës së parë, por ama Oppo shkurorëzoi mbretin e vjetër.

Find X ka dalë dje në shitje në Kinë dhe gjejeni çfarë?! E gjithë sasia e nxjerrë në shitje mbaroi menjëherë. Për vetëm 15 sekonda çdo dyqan online mbaroi që të gjithë produktin që dispononte.

Dyqanet fizikë nuk mbetën keq, pasi ata mbaruan të gjithë sasinë që kishin në dispozicion vetëm për një ore. Njerëz të shumtë raportohet të kenë pritur për rreth 12 orë përpara Oppo store vetëm për të blerë produktin para kujtdo tjetër.

▶ Ndiq insmart.al ne Instagram

Duket se Find X do kthehet në një rival të fortë si për Apple, si dhe për Samsung. Tregu po ndryshon dhe për të pasur sukses duhet inovacion. Oppo solli risi, prandaj suksesi është i merituar.crowd_oppo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879