INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Pako për Agronin’… simbolikat e protestës para Ministrisë së Brendshme [FOTO]

‘Pako për Agronin’… simbolikat e protestës para Ministrisë së Brendshme [FOTO]

Publikuar më: 12:47 16-05-2018

 “Rama ik, Xhafaj ik, poshtë policia’ me këto thirrje ka nisur protesta e opozitës e cila u zhvillua para ambjenteve të Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë goditur me vezë edhe godinën e Ministrisë.

Disa nga simbolet ishin edhe kutitë të cilat kishin mbishkrime që u vendosën tek dera ministrisë.

‘Porosi për Geronin’ ‘Pako për Agronin’, 'Kjo është porosia e Olsit më tha ta sjell ty’ ‘ Do punë lidhu me Ermalin’ këto ishin disa nga simbolikat për të ironizuar edhe përgjimet që PD publikoi ditën e djeshme për vëllanë e ministrit.

Sikurse kishte paralajmëruar opozita përmes kësaj proteste kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Xhafaj, pas një material që PD publikoi ditën e djeshme ku pretendohet se vëllai ministrit është i përfshirë në trafik droge dhe se Fatmir Xhafaj e ka mbuluar.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta ndërsa nuk janë parashikuar fjalime politike.

I pranishëm në protestë Edi Paloka u shpreh se ministrant janë të lidhur me krimin si tahiri dhe Xhafaj. Duke përdorë të njëjtën shprehje të kryeministrit Paloka u shpreh se nuk ka parë asgjë.

 pd_2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713