Nga Artan Fuga
Nuk kuptoj se përse disa botuesa gjithë pakënaqësi shprehen se lexuesi në këtë panair ka qenë më pak i interesuar për librin.
Mos blejnë këpucë thonë, por libra!!!
Hajde mendje hajde!
Sipas perceptimit tim nuk është fare e vërtetë.
Unë kam ndjerë për vete interesimin e madh të lexuesve të mi.
I falenderoj thellësisht!
Nuk duhet të ankohen autorët përse nuk i lexojnë njerëzit, por duhet të realizojnë ato botime që presin lexuesit. Pse me dhunë të lexojnë? Bëni libra interesantë, përndryshe është njësoj si të duash të shesësh sapunin për djathë!!!
Audiencat janë mbreti!
Unë do t'i pres lexuesit e mi, si edhe dashamirësit e rrjeteve sociale sonte, e shtunë, pas pune,
nga ora 18 deri 20
te stenda e Papirus,
si për librin e masakruar nga censurat dashakeqase por që mbijeton edhe më i fortë MURGU, ashtu edhe librin më të ri :
MEDIAMORFOZË DHE METAKOMUNIKIM
Në të merrem : Si komunikon dhe do të komunikojë njeriu i shekullit 21?
Ju pres, miq!
Me leje të posaçme nga Artan Fuga