INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas një kohe të gjatë larg muzikës, rikthehet sërisht Orinda Huta me një projekt të ri…

Pas një kohe të gjatë larg muzikës, rikthehet sërisht Orinda Huta me një projekt të ri…

Publikuar më: 19:22 17-11-2018

Orinda Huta këngëtarja e njohur dhe gjithashtu një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun, ka vendosur ti rikthehet muzikës pas një kohë të gjatë shkëputjeje.

Ajo ka lajmëruar vijimin e formatit të saj të ri, që ka nisur në vjeshtën e vitit të kaluar, Cover – një program që ka në fokus mënyrën e të jetuarit – art, kulturë dhe çdo produkt tjetër nga 'lifestyle' që përfshin çdo grupmoshë.

Këngëtarja ka vendosur që këtë vit t’i rikthehet këngës, madje edhe të rikthejë në tregun muzikor një prej kompozitorëve më të suksesshëm shqiptarë.

“Janë disa këngë që po punoj dhe shpresoj që së shpejti t'ja paraqes publikut! Janë balada që personalisht i dua shumë! Mund të them se njëra prej tyre është krijim i Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku. Tjetra prej një krijuesi të huaj,”-është shprehur Orinda gjatë një interviste.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105