INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Valdrin Pjetrit në rrjetën e PD hyn një tjetër kryebashkiak socialist

Pas Valdrin Pjetrit në rrjetën e PD hyn një tjetër kryebashkiak socialist

Publikuar më: 09:57 22-08-2019

Në rrjetën e dekriminalizimit ka hyrë një tjetër kryebashkiak, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës. 

Partia Demokratike zyrtarisht i kërkon Prokurorisë verifikimin e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës.
Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur sipas PD ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik. “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”, thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

agim_kajmaku.jpg

Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.
“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më pare”, argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.
Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.
“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

kajmaku.jpg

kajmaku_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039749145507812