INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasta Shu (Pâte à Choux)

Pasta Shu (Pâte à Choux)

Publikuar më: 11:49 05-05-2018

Këto ëmbëlsira qiellore kanë një vend të veçantë në zemrën time.

Nuk mund të rezistoj pa i ngrënë kur dalin nga furra. Shefat e kuzhinës kanë gatuar versione të ndryshme të kësaj ëmbëlsire që nga shekulli i 16-të. “Choux” është në fakt fjala franceze për lakër. Nëse përdorni imagjinatën, këto ëmbëlsira të vogla, të rrumbullakta, të krisura mbi majë, mund të ngjajnë disi me një lakër në miniaturë (nëse i picëroni pak sytë). Megjithëse mënyra klasike për t’i shijuar këto ëmbëlsira është duke i pjekur dhe mbushur me gjëra të shijshme si krem qumështi të rrahur, krem pastiçerie ose edhe akullore, ky brum mund edhe të zihet ose të skuqet si petullat dhe të shijohen me pak sheqer pluhur mbi to ose të ngjyera në çokollatë ose reçel. Me këtë recetë mund të bëhen ëmbëlsira të ndryshme si, pasta shu (éclairs), profiterole, croquembouches, crullers francezë, beignets, torta St. Honoré, quenelles, gnocchi parizienë, dumplings, gougères, chouquettes, craquelins dhe churros. Ashtu si edhe krepset, kjo ëmbëlsirë është një mjet i përsosur për pothuajse çdo aromë dhe shije, madje edhe të kripura! Në recetën time të ardhshme, do të ndaj me ju disa mënyra se si mund t’i mbushni dhe zbukuroni këto pasta të shijshme.

ÇFARË JU NEVOJITET:

100 gr gjalp 250 gr ujë (ose 8 lugë gjelle)

Një majë kripë 150 gr miell (për çdo përdorim), të situr 4 vezë

ÇFARË DUHET TË BËNI:

1. Ngroheni sobën në temperaturën 200°C dhe përgatitni tavën duke i vënë një letër pjekjeje mbi të. Sitni miellin.

2. Ziejmë ujin bashkë me gjalpin dhe kripën.

3. Mbasi uji ka zier dhe gjalpi dhe kripa janë shkrirë e heqim nga zjarri dhe hedhim menjëherë të gjithë miellin. Më pas vihet të valojë për 5 minuta të tjera ndërsa e përziejmë fort deri sa të bëhet si brum. Do shihni një shtresë që formohet në fund të tenxheres. Nëse vendosni një lugë çaji në brum, luga duhet të qëndrojë drejt.

4. E heqim enën nga zjarri, e lëmë të ftohet disi (nëse fusni gishtin, nuk duhet t’ju djegë) duke e përzier në një enë tjetër dhe pastaj i hedhim vezët një nga një duke e përzier fort me lugë druri deri sa të inkorporohen shumë mirë të gjithë përbërësit. Masa duhet të bjerë nga luga.

5. Transferojeni masën e brumit në një qese pastiçerie dhe një majë metali të rrumbullakët (rreth 1.5 cm) dhe e përdorim për të krijuar format e dëshirura mbi tavë.

6. Piqini ëmbëlsirat për 20-25 minuta ose deri sa të kenë marrë një ngjyrë të bukur kafe të artë.

7. Lërini pak të ftohen para se t’i mbushni.

Falenderojmë Jennifer McGliney për shkrimin e publikuar në intv.al

31946220_10213814335665893_5762728084000210944_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019919872283936