INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
PD për lojrat e fatit. ‘Janë në dorë të bandave dhe kriminelëve me bekimin e qeverisë’

PD për lojrat e fatit. ‘Janë në dorë të bandave dhe kriminelëve me bekimin e qeverisë’

Publikuar më: 14:31 14-09-2018

Opozita ka nisur një fushatë të re denoncimi për lidhjet e krimit me qeverinë. Në fokus janë bërë bizneset e lojrave të fatit, për të cilat opozita akuzon direkt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm. Lojërat e fatit janë në ‘dorë’ të eksponentëve kriminale, por arsyet se përse nuk vepron qeveria i publikoj Enkelejd Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj:
“Agron Xhafaj është dënuar me burg në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj, të dënuar, gjithashtu, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj janë pjesë e bandës së Agron Xhafës, të arrestuar dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge”.
Ndërsa ligji Antimafia duhet të kishte vepruar për vëllezërit Murataj, Enkelejd Alibeaj tha se ata janë marrë në mbrojtje nga kupola e qeverisë Rama.
Enkelejd Alibeaj:
“Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e regjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani. Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Eccobet, Baste LiveEurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi”.
Janë lidhjet e bandave me pushtetin ka sjellë dhe shumëfishimin e pikave të lojrave të basteve në mbarë vendin thonë demokratët. Ndaj dhe dështimi i qeverisë në aksionin e saj për këtë segment ët bizneseve ka dështuar.
Enkelejd Alibeaj:
“Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij OlsiRama ortak në kompaninë e konçesionitkorruptiv të lojrave të fatit janë provat e qarta si funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojrat e fatit”.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00098299980163574
    array(1) { ["section"]=> string(89) "pd-per-lojrat-e-fatit-jane-ne-dore-te-bandave-dhe-krimineleve-me-bekimin-e-qeverise-71669" }