INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme për reperin shqiptar, dhunohet nga 4 persona në...[FOTO]

Probleme për reperin shqiptar, dhunohet nga 4 persona në...[FOTO]

Publikuar më: 12:51 21-03-2018

Është një prej anëtarëve të rinj në botën e showbizz-it i cili është pëlqyer për stilin e veçantë te të bërit rep.

Ka rezultuar i suksesshëm në bashkëbunime me Kidën dhe Baby G, por edhe në performancat e tij.

Pavarësisht gjithë këtyre të mirave dhe famës që ka duket se edhe problemet nuk kanë munguar për reperin Fero, pasi siç raporton “Gazeta Express”, mbrëmjen e së martës, ai është dhunuar nga katër persona. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në Prishtinë, kur Fero po dilte nga kinemaja i shoqëruar nga një djalë dhe një vajzë.

Mësohet se makina me katër persona të paidentifikuar i ka ndaluar atij para këmbëve dhe personat në fjalë kanë nisur të ofendojnë reperin.

“Gazeta Express” raporton se Fero ka tentuar të largohet, por autorët e kanë kapur dhe kanë nisur ta dhunojnë, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënonte me armë.

dxtgh_35.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543