INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Ja bilanci i të shoqëruarve nga POLICIA, mes tyre dhe ''Ujku i Cërrikut''!

Protesta e opozitës/ Ja bilanci i të shoqëruarve nga POLICIA, mes tyre dhe ''Ujku i Cërrikut''!

Publikuar më: 10:47 17-02-2019

Pas përfundimit të protestës së opozitës, policia nisi shoqërimin e personave që u përfshinë në akte të dhunshme. Ditën e sotme bëhet e ditur se Policia e Tiranës ka shoqëruar 40 persona pas dhunës që u përdor në protestën e 16 shkurtit te Kryeministria.

Mes të shoqëruarve vijon të jetë edhe ish-kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha. Policia përveç kryeqytetit, gjatë gjithë natës ka kryer shoqërime në Lezhë, Fier e Durrës, ndërsa po kryen ende verifikime, duke shqyrtuar edhe pamjet e protestës, për të ndaluar personat që mësyn drejt Kryeministrisë.

Mbrëmjen e kaluar policia shoqëroi 20 protestues, disa prej të cilëve u arrestuan me akuzën për dhunimin e ambienteve publike. Uniformat blu kanë lëshuar 15 urdhër-arreste, 7 prej të cilave janë ekzekutuar.

Kujtojmë se aksioni i policisë për të ndaluar protestuesit e dhunshëm, shkaktoi tension në Drejtorinë e Tiranës mbrëmjen e djeshme, ku deputetë të PD u përplasën edhe fizikisht me forcat e rendit, teksa shkuan të takonin mbështetësit e tyre.

Por, mes të arrestuarve është edhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, i njohur si “Ujku i Cërrikut”, i cili nuk ka munguar në asnjë protestë të PD.

Saimir Rexhepi, 42 vjeç është prangosur nga komisariati i policisë së Cërrikut për llogari të policisë së Tiranës, pasi ka qenë pjesë e grupit që çau kordonin e Uniformave Blu dhe sulmoi ndërtesën qeveritare.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604