INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provokacija! Partizani i Beogradit vjen në Tiranë, nuk do ta besoni çfarë ka bërë futbollisti serb [FOTO]

Provokacija! Partizani i Beogradit vjen në Tiranë, nuk do ta besoni çfarë ka bërë futbollisti serb [FOTO]

Publikuar më: 18:29 18-10-2017

Skuadra e Partizanit të Beogradit ka mbërritur sot në Tiranë, ku të enjten do të luajë ndeshjen e zjarrtë kundër Skënderbeut, ndeshje kjo e vlefshme për Europa League. Nnë masa të rrepta sigurie nga policia, ekipi serb është pritur në Aeroporitn e Rinasit për tu përcjellë në një nga hotelet e Tiranës. Klubi serb i është frikësuar ndonjë provokimi nga tifozët shqiptarë, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Ka qenë një nga lojtarët serbë të Partizanit të Beogradit, ai që ka provokuar hapur në Tiranë.

Bëhet fjalë për lojtarin Zoran Tosic, i cili duke shkuar për në hotel, është fotografuar nga gazetarët e mediave serbe, që kanë ardhur bashkë me skuadrën, duke ngritur tre gishtat. Kujtojmë se shenja e tre gishtave në Serbi simbolizon luftën e çetnikëve serbë ndaj shqiptarëve. Një provokim që shkon tërësisht kundër frymës paqësore që ka dashur të shpërndajë klubi organizator i ndeshjes, Skënderbeu, duke u bërë thirrje tifozëve shqiptarë, që do të jenë të pranishëm në “Elbasan Arena”, të mos ofendojnë dhe as të tregohen racistë me lojtarët serbë, pasi bëhet fjalë vetëm për një ballafaqim futbollistik, për asgjë tjetër.

collage47a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379