INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse 30% e femrave e heqin unazën e martesës para intervistës së punës?

Pse 30% e femrave e heqin unazën e martesës para intervistës së punës?

Publikuar më: 16:13 21-07-2018

Hulumtimet e reja kanë treguar se pothuajse një nga tre femra e heqin unazën e fejesës apo martesës para një interviste pune.

Ndonëse është ilegale në shumë vende të botës për punëdhënësit që t’i pyesin kandidatët për statusin apo planet e shtatzënisë, shumica e femrave frikësohen se këto lloj informacionesh mund t’ua shuajnë shanset për të siguruar punën.

Dhe, si rezultat i kësaj, shumica e femrave e shmangin temën e çështjeve martesore gjatë një interviste.

Në fakt, sipas hulumtimeve nga ‘Credit Angel’, rreth 30% e femrave përpiqen t’i parandalojnë diskriminimet e tilla duke e hequr unazën e martesës apo fejesës para një interviste të punës.

Kjo sepse, siç sugjeron studimi, është indikator që gruaja është më e prirë sesa kandidatët tjerë të mbetet shtatzënë dhe të kërkojë pushim.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504