INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse kemi gjithmonë e më shumë rikthimin e trendeve të viteve ’60 dhe ’90?

Pse kemi gjithmonë e më shumë rikthimin e trendeve të viteve ’60 dhe ’90?

Publikuar më: 17:18 21-03-2018

Nga Irini Meçe

Moda po i reziston kohës, tamam si veprat më të mëdha të artit. Ashtu siç thoshte dhe Remark “nuk është asnjëherë mendjelehtësi, por dëshirë për të evidentuar karakterin tonë dhe mënyrën se si ne vishemi”. Vetëm pak kohë kemi që kemi lënë pas muajin e modës. Java e modës në New York ishte e para që ngriti siparin e një shkurti të mbushur me shfaqje të tilla mode në mbarë botën. Këto shfaqje janë kthyer në magnet për stilistët e ‘etur’ të cilët duan të na prezantojnë vizionin dhe koleksionet e tyre të reja. Në një vështrim të përgjithshëm ajo që na binte në sy ishte trendi i viteve ‘60 apo dhe i viteve ‘90. Mesa duket dizenjuesit e modës kanë nostalgji për të kthyer kokën pas dhe për të na risjellë sërish në vëmëndje ato trende që kanë ekzistuar në atë periudhë. Vitet ‘60 apo vitet ‘90, një nga dekadat më me ndikim për modën bashkëkohore moderne është më prezente se kurrë sot, e cila është vendosur në qendër të vëmëndjes së firmave dhe kjo falë ikonave që i kanë dhënë modës një tjetër dimension. Chockers, vintage jeans, pantallonat e gjera, syzet minimaliste, bluzat crop top, fanny packs, kuadratat, cat-eyeliner etj, janë trendet që po dominojnë së fundmi. Trendet e viteve ‘60 dhe të viteve ‘90 po inspirojnë modën dhe në çdo koleksion të ri që na prezantohet nga shtëpitë e modës ka elemente të atyre trendeve. Moda është një lojë proporcionale dhe një rreth vicioz që ripërsërit veten gjatë gjithë kohës.

43c5f0cc-d01d-4c38-b4c4-bb42f5bcf27a.jpg

Po pse ndodh kjo dhe pse shtëpitë e modës janë kaq të fokusuar në trendet e asaj periudhe?

Një nga arsyet mund të theksojmë nostalgjinë që kemi për ato kohë. Modeli i viteve 1960 ishte ndryshe nga çdo dekadë tjetër sepse veshja ishte aq revolucionare dhe e shpejtë. Bukuria dhe moda e '60 -s ka një thjeshtësi dhe karakterizohej shumë elegante dhe padyshim që nxjerr në pah bukurinë femërore. Stilet si boho dhe hippie kanë lindur në kwto vite dhe që më pas vazhdoi në vitet 70 e me radhë. Ajo që është më e rëndësishme është se shpikjet e stilit të viteve '60 hapën rrugën për trendet e sotme. Ashtu si ndryshimet e po kwtyre viteve tendencat e veshjeve ishin po aq novatore dhe për pjesën më të madhe ato vite sollën ide krejtësisht të reja në peizazhin e modës. Me fjalë të tjera, ndikimet e modës së viteve 1960 mund të shihen në modën bashkëkohore, mjafton që të hedhim sytë tek sfilatat më të fundit.

bd52f264-a22c-4e71-9238-e92deade12db.jpg

f04cf546-7bb2-4f25-be71-0e94631df91f.jpg

c7df919c-e2f3-4628-8d2c-acb54e69db4c.jpg

 

Kur përmendim modën e viteve ’60, sigurisht që në kokë na vjen si imazh ikona e modes si: Princess Diana, Edie Sedgwick, Audrey Hepburn, Marlie Monroe, Brigitte Bardot, Spice Girls, Kate Moss, Jackie Kennedy etj, ku kjo e fundit sot është kthyer si një burim frymëzimi për dizenjuesit. Ka qenë Moschino sivjet që na prezantoi koleksioni Vjeshtë/Dimër 2018 dhe shihej mjaft qartë ndikimi i Kennedy. Kostumet e saj klasike janë kthyer për të na treguar sërish se sa hijeshi dhe stil ka pasur Jackie Kennedy dhe vitet ’60. Stili folklorik, që ka qenë shumë i dashur në të 60-at nga të gjitha vajzat revolucionare, po përjeton një periudhë të re tani falë koleksionit të Etro-së.

Moschino Vjeshtë/Dimër 2018-2019

moschino.jpg

 

Etro Vjeshtë/Dimër 2018-2019

etro.jpg

 

Moda rrotullohet dhe me makinën e saj të kohës kthehet shpesh pas, duke na risjellë stile të vjetra që nuk mendonim kurrë se do të riktheheshin. Por çfarë po ndodh me të tashmen? Është e kuptueshme që na lind kjo pyetje. Pas një dekade çfarë do të mbajmë mend nga moda dhe stili i vitit 2018? Është vështirë t’i kthesh përgjigje kësaj pyetje sepse sfilatat, koleksionet pranverë/verë 2018 dhe vjeshtë/dimër 2018-2019 janë thjesht back in time, duke rikthyer stilin e viteve 60’, 70’ 80’ dhe 90’ që ishin dhe periudhat më të arta të modës.

Dhe për ta mbyllur, e rëndësishme është që nëse kërkoni që të stili juaj të ketë hijeshi dhe elegancë atë do e gjeni vetëm në periudhën e viteve 60’ apo dhe të viteve 90’. Por gjithmonë duhet patur parasysh që të mbeteni origjinalë. Frymëzoheni, por përkthejeni në stil sipas mënyrës suaj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0046248435974121