INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikuan këngën “GIRLS”, por Enca ka diçka për t’u thënë Rita Orës dhe Bebe Rexhës! [FOTO]

Publikuan këngën “GIRLS”, por Enca ka diçka për t’u thënë Rita Orës dhe Bebe Rexhës! [FOTO]

Publikuar më: 23:42 14-05-2018

Rita Ora në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B kanë publikuar këngën e re, të titulluar “Girls” (vajzat). Rita tha se për këtë këngë është frymëzuar nga kënga e Christina Aguilera, Lil’ Kim, Mya dhe Pink, “Lady Marmalade”.

“Gjatë këtyre viteve janë frymëzuar kaq shumë nga gratë e forta, të cilat nuk kanë pasur frikë të jenë vetvetja”, rrëfeu Rita.

27-vjeçarja ka në plan që të sjellë edhe një video muzikore me tre bashkëpunëtoret e saj.

Është hera e parë që dy këngëtaret shqiptare Rita dhe Bebe sjellin një bashkëpunim. Pa dyshim që kjo këngë mbi fuqinë dhe forcën e femrave do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.

Rita dhe Bebe kanë marrë shumë komente pozitive për këtë projekt të bukur, i cili mesa duket i ka pëlqyer shumë Encës. Këngëtarja shqiptare u ka komentuar dhe Bebes edhe Ritës duke u thënë se e pëlqen shumë këngën dhe që “e kanë myt”.

collagein.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031929016113281