INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i “vërsulet” pedagogëve: Do bashkohem me studentët kundër jush...

Rama i “vërsulet” pedagogëve: Do bashkohem me studentët kundër jush...

Publikuar më: 13:52 18-01-2019

Në prezantimin e “Paktit për Universitetin” ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama së bashku edhe me ministrat e rinj të emëruar.

Në fjalën e mbajtur, Rama ka folur për protestën e studentëve, ku theksoi se kërkesat e tyre po plotësohen të gjitha një nga një, madje po shkohet përtej tyre.

Gjithashtu Rama iu përgjigj zëvendësrektores së Universitetit të Tiranës, të cilës i tha se qeveria po dëgjon studentët, ndërsa pedagogët jo.

“Qeveria është përqendruar me të gjitha kapacitetin e vet për t’i dëgjuar studentët. Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentë dhe sa i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju personalisht, por duhet ta thoni qartë çfarë do bëni me plagjiaturat, nuk mund të na i lini ne si një top dhe të mos bëni mësim si një presion”, deklaroi Rama.

Rama vijoi më tej sulmin ndaj pedagogëve duke thënë se problemi nuk është te studentët e ngujuar, por tek pedagogët që nuk japin mësim.

 “Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët kundër jush. Do mbarojë historia e doktorit të shkencave që vetëm me shkencën nuk ka lidhje. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas. Nuk është problemi te studentët e ngujuar, por te pedagogët që nuk japin mësim.  I mirëpres të gjitha kërkesat, një gjë është e sigurt që këtu duhet të ndajmë, kush bën çfarë. Nuk dua të flas, por po flas duke qenë se kjo shfaqje me shumë fytyra nuk po mbaron. Ne nuk mund të bëjmë detyrat që ligji ia ngarkon universitetit”, u shpreh Rama. 

 

Por cfarë përfshin “Pakti për Universitetin”? Ai është finalizuar në një dokument prej 30 faqesh, ku disa nga pikat kryesore janë: përgjysmim i tarifave; 90 mijë studentë trajtohen me pakon financiare; qeveria nuk do të mbulojë shpenzimet e një shkolle të dytë. Ky dokument pritet që të zgjidhë përfundimisht problematikat dhe të plotësojë kërkesat e studentëve.

Article Logic
Execution time: 0.0042009353637695