INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nuk hetohet, Basha: Prokuroria po e bën drejtësinë sipas kryeministrit

Rama nuk hetohet, Basha: Prokuroria po e bën drejtësinë sipas kryeministrit

Publikuar më: 16:33 16-10-2018

Prokuroria nuk do të nisë hetimet për kryeministrin Edi Rama lidhur me kallëzimin e dorëzuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të LSI dhe PD, pas deklaratave që ai bëri kundër nënkomisar Emiliano Nuhut për rastin “Xhisiela”.

Këtë e njoftoi kreu i Grupit të LSI Petrit Vasili gjatë paradites dhe e përforcon kryedemokrati Lulzim Basha.

Në Facebook, Basha shkruan se Prokuroria po zbaton “drejtësinë” sipas Ramës, ku të lirë e pacënuar mbeten socialistët, ndërsa para ligjit llogari japin shqiptarët e dhunuar çdo ditë nga qeveria.

“Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin”, shprehet Basha.

Ndërkohë kreu i PD shton se prokuroria gjithashtu, “ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën”.

“Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jeton. Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë”, thekson Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0031189918518066